Fitojnë Drita dhe Trepça ‘89
                15 prill 2018
                |  16:56
            
        Drita dhe Trepça ’89 kanë fituar sot në ndeshjet ndaj Vllazinisë së Pozharanit, përkatësisht Vëllaznimit.
Liderja e klasifikimit, Drita e mposhti Vllazninë me golat e Fidan Gërbeshit dhe Drilon Musajt në pjesën e parë.
Në anën tjetër 89-shi e fitoi përballjen me kuqezinjtë e Gjakovës (3-0), kurse dy gola në ketë ndeshje i shënoi Otto John dhe një tjetër e shtoi Lapidar Lladrovci.
Redaksia online 
 (e.r. / epokaere.com)  
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        