Fitojnë Drita e Llapi, Besa-Feronikeli ndahen baras

24 tetor 2020 | 16:03

Drita ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Drenicës në xhiron e tetë të Superligës së Kosovës në futboll.

E gjithashtu fitore ka shënuar edhe Llapi ndaj Arbërisë. Derisa Besa-Feronikeli kanë ndarë pikët.

Drita shënoi fitore prej 4 me 1. Shabani, Namani, Rexha e Haxhimusa shënuan golat për Dritësn, kurse për ekipin mysafir golin e vetëm e shënoi Zabërgja.

Llapi e mposhti Arbërinë me rezultat prej 2 me 0, me golat e shënuar nga Zhdrella e Januzi.

Kurse në ndeshjen tjetër Besa e Feronikeli barazuan me rezultat prej 1 me 1.

Brruti shënoi për Besën, kurse për Feronikelin golin e vetëm e shënoi Niklini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudisti Akil Gjakova, nuk ka arritur ta kalojë kundërshtarin moldav,…