
Fitojnë Phoenixit dhe Milwaukee, Memphisi siguron fazën ‘play-off’
Phoenixi fitoi me rezultatet 140-130 ndaj Denverit në një ndeshje spektakolare, duke u bërë ekipi i parë këtë sezon në NBA që arrin kuotën e 60 fitoreve.
Të gjithë titullarët e Phoenixit realizuan mbi 10 pikë, ku lider ishte Kevin Booker, autor i 49 pikëve e 10 asistimeve. Ekipi i tretë që kualifikohet në “play-off” është Memphisi, që fitoi me rezultat 133-103 ndaj Indianas.
Sfidë e dominuar nga vendasit, ku u dallua Bane me 30 pikë, ndërkohë që 63 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Fiton edhe ekipi kampion i Milwaukee, që mundi me rezultat 114-102 Washingtonin, në një ndeshje të dominuar nga vendasit.
Mungesa e Antetokounmpo nuk u ndje shumë te Bucks, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Holiday 24 pikë më i miri). Në takimet e tjera të luajtura, Toronto fitoi me rezultat 117-104 ndaj Clevelandin (Siakam 35 pikë). Ndërsa New Orlans befasoi Chicagon, duke fituar me rezultat 126-109 (Graham 30 pikë).
Rezultatet
Toronto – Cleveland 117-104
Memphis – Indiana 133-103
Milwaukee – Washington 114-102
New Orleans – Chicago 126-109
Denver – Phoenix 130-140