Fitojnë Prishtina, Trepça dhe Kastrioti

27 tetor 2019 | 09:01

Ndeshje e fortë është luajtur të shtunën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku u përballën Trepça dhe Prizreni.

Fitore në ndeshjen e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) ka shënuar Trepça me rezultat 36:28. Dallimi është bërë në pjesën e dytë, ndërsa pjesa e parë përfundoi me një gol epërsi në të mirë të Prizrenit, 17:16. S. Maxhera e B. Neziri kanë shënuar nga 7 gola për mitrovicasit. Te Prizreni, që po konsolidohet dhe po paraqitet gjithnjë e më mirë, më efikasi ishte Sh. Mehmeti me 10 gola. 6 herë realizoi V. Zherka. Trepça renditet e katërta me 7 pikë, kurse Prizreni është i nënti me 2 pikë.

Të shtunën u luajtën edhe tri ndeshje tjera të javës së gjashtë. Prishtina e Kastrioti nuk kanë lejuar befasi. Prishtina është përforcuar në vend të parë me 12 pikë, pas fitores që e shënoi si mysafire e Vushtrrisë me rezultat 33:25. Kastrioti në Ferizaj ka fituar ndaj Drenicës me 37:32. Pikët e para i fitoi Vëllaznimi që në Gjilan e mposhti Dritën me 46:29.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e pestë radhazi në Superligën…