Fitojnë San Antonio dhe Indiana

20 janar 2020 | 15:04

Dy ndeshje janë zhvilluar në NBA. Skuadra e San Antonios e mposhti me rezultat 107-102 Miamin, një përballje interesante mes dy ekipesh legjendare në NBA, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri.

Diferencën e bënë lojtarët e stolit të Spurs, që realizuan 48 pikë. Më të mirët në fushë ishin Aldridge me 21 pikë dhe DeRozan me 20, ndërsa për Miami u dallua Adebayo me 21 pikë e 16 rebound, por që mbetën për statistikë.

Surprizë humbja e Denverit në fushën e tij. Skuadra e Nuggets u mund me rezultat 115-107 nga Indiana, humbje që prish disi planet e Denverit për kreun e renditjes në Perëndim. Edhe pse Denveri e udhëhoqi ndeshjen në shumicën e kohës, zhgënjeu pikërisht në momentet e fundit. Jokiq realizoi 30 pikë e 10 rebound, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Indiana u dallua Sabonis me një “triple double” (22 pikë, 15 rebound e 10 asistime).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar…