Fitojnë Tirana dhe Luftëtari, Flamurtari bie në Laç

03 tetor 2018 | 16:05

Tirana fiton 2-3 me Kastriotin në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë Krujë, duke i ofruar qetësi trajnerit Ze Maria në punën e tij.

Greca dhe Blazhveski me një dygolësh mjaftuan për të mundur në transfertë ekipin më të dobët në Superiore, që me gjithë përpjekjet e shumta nuk arriti të shmangte disfatën e radhës, edhe pse arriti të shënonte dy gola. Në fakt, skuadra e Plorit fillimisht dha përshtypjen që mund ta fundoste Tiranën, kur në minutën 30, Bardhi zhbllokoi takimin me portën e boshatisur. Gjithsesi, Tirana reagoi shumë shpejt me Bedri Grecën, që vetëm katwr minuta më pas ktheu ekuilibrat në rezultat. Tirana e shfrytëzoi në maksimum momentin pozitiv, duke realizuar edhe të dytin me Blazhveskin, që do të rezultonte vendimtar në këtë sukses të bardhebluve.

Sulmuesi maqedonas shënoi të dytin personal në minutën e 73-të, kur pas një kundërsulmi shmangu edhe portierin Kuka, për  ta dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 81-të Marku shkurtoi diferencën në 2-3, edhe pse ky finalizim ishte për moviolë, me topin që e kishte kaluar lehtësisht vijën fatale, para se të largohej nga mbrojtje. Përfundimisht 2-3 në “Redi Maloku”, rezultat që i jep frymëmarrje Tiranës, ndërsa fundos Kastriotin në klasifikimin e përgjithshëm. Flamurtari e ka të vështirë të kthehet ajo skuadër pretendente që u shfaq në ndeshjet e para të Superiores. Kuqezinjtë pësuan humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit, këtë herë 1-0 në fushën e Laçit. Goli që mori vlerë tripikëshe për kurbinasit u shënua nga Gjoni në minutën e 59-të. Reagon pozitivisht edhe Luftëtari, që mori maksimumin e pikëve ndaj një rivaleje direkt si Kamza në Gjirokastër.

Edhe në këtë takim u shënua vetëm një gol dhe mban firmën e Rapos në të 66-ën. Skuadra e Mezanit me këtë sukses mbetet në vendin e parafundit, por në kuotë të barabartë pikësh me Kamzën. /Supersport/

Rezultatet

Laçi-Flamurtari Vlorë    1-0
Kastrioti-Tirana             2-3
Luftëtari-Kamza             1-0

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), i kryesuar nga…