Fitore bindëse nga Bayerni dhe Dortmundi

27 shkurt 2021 | 18:20

Bayern Munchen që u rikthye te suksesi në javën e 23-të duke mundur me lehtësi 5-1 Koln në “Allianz Arena”, në një ndeshje të dominuar që nga fillimi nga “bavarezët”. Choupo-Moting kaloi në epërsi skuadrën e Hansi Flick që në minutën e 18-të. Në të 33-ën erdhi edhe rrjeta e të përhershmit Robert Lewandowski i cili i çoi shifrat në 2-0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë ndërkohë që reagimi i Koln erdhi  në minutën e 49-të. Gjithsesi Lewandowski riktheu sërish qetësinë me golin e dytë personal dhe të 28-in në këtë sezon të Bundesligas, duke e çuar në 3-1 rezultatin në favor të Bayernit.

Për ta bërë më të bukur këtë fitore të bavarezëve mendoi Serge Gnabry që në 10 minutat e fundit të ndeshjes realizoi dy herë për fitoren finale të Bayernit me rezultatin 5-1. Me këtë sukses kampionët e Gjermanisë u ngjitën në kuotën e 52-të pikëve, teksa kryesojnë të vetëm Bundesligan pas 23 javësh. Në ndeshjet e tjera të javës së 23-të të Bundesligas Dortmundi mposhti 3-0 Arminia Bielefeld me gola të Dahoud, Sancho dhe Reinier.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona siguroi tre pikë fantastike sot në fushën e Sevillas,…