Fitore bindëse nga Prishtina

04 dhjetor 2019 | 22:57

KB Sigal Prishtina ka mundur Lipjanin në shtëpi me rezultat 141:75 (36:18, 30:14, 42:19, 33:24) në kuadër të javës së 15-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Bardhekaltrit dominuan nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar.

Prishtinasit e nisën ndeshjen mirë, duke fituar çerekun e parë 36:18, kurse me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë 30:14. Edhe më bindës ishin në periodën e tretë 42:19, derisa dhjetëminutëshin e fundit e fituan 33:24 për të triumfuar në fund me rezultat 141:75.

Më të merituarit për këtë fitore të Prishtinës ishin: Divine Myles me 26 pikë, 11 kërcime dhe tetë asistime, Fisnik Rugova me 24 pikë, Fahro Alihoxhiq me 18 pikë e 19 kërcime dhe Meriton Ismaili me 18 pikë. Kurse te Lipjani dy më të dalluarit ishin Devaughn Jenkins me 25 pikë e 14 kërcime dhe Demarcus Stucky me 20 pikë.

Sigal Prishtina ka nëntë fitore dhe tri humbje, kurse kjo ishte humbja e 14-të për Lipjanin në po aq ndeshje të zhvilluara në këtë edicion.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërmarrja “Termokos” njofton konsumatorët e lagjes “Ulpiana”, se sot në…