
‘Fitore, çka po keshë? A i ke kthy 200 mijë euro?’, Guri i LDK-së tallet me deputetët e LV-së, Dehari ia ndalë ‘telefonin’
Deputeti i LDK-së, Paris Guri e ka marrë fjalën pasi kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari i ka kërkuar kësaj partie propozimin e një anëtari për komisionin për votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Guri, pasi ka shkuar në foltore, iu ka thënë deputetëve të LVV-së të qetësohen, ndërsa ata po i reagonin nga ulëset e tyre.
“A jeni mirë? Çka keni? Qetësohuni! Mos bërtitni si fëmija se i keni do vjet. Qetësohuni. Dimal, qetë…”.
“Fitore çka po keshë ti? A i ke kthy 200 mijë euro? Mos kesh Fitore se marre”, ka thënë Guri.
Kryesuesi ka ndërhyrë, por Guri ka vazhduar sërish: “Oj Fitore, mos bërtit moj! A i ke kthy 200 mijë euro?”.
Dehari i ka thënë atij që ta propozojë emrin dhe të mos flasë asgjë tjetër.
“Cirk. Qysh me folë para cirkut?”.
“Oj Fitore, mos bëjë me duar. Ktheji 200 mijë euro”, ka vazhduar ai.
Dehari ka ndërhyrë sërish, për t’ia ndërprerë fjalën përfundimisht.
“Ndërpritet telefoni dhe nuk ka mundësi të vazhdohet më tutje”, ka thënë kryesuesi, duke dashur të kërkojë ndërprerjen e mikrofonit të Kuvendit.