Fitore e madhe për FC Kosova Düsseldorf ndaj DJK Neuss Gnadental

29 shtator 2025 | 01:01

FC Kosova Düsseldorf ka arritur një fitore të rëndësishme dhe bindëse ndaj skuadrës DJK Neuss Gnadental, me rezultat 3:1.

Ndeshja ishte një spektakël i vërtetë futbolli, e mbushur me ritëm, emocione dhe duele të forta deri në minutën e fundit. Djemtë tanë treguan disiplinë, karakter dhe një dëshirë të madhe për fitore, duke e mbajtur nën kontroll lojën në momentet kyçe.

Lojtari i ndeshjes pa asnjë dyshim ishte portieri ynë, Leon Hasani. Me pritjet e tij spektakolare, ai u bë gardiani i palëkundur i portës, duke e blinduar skuadrën dhe duke siguruar fitoren me ndërhyrjet vendimtare.

Një ndeshje e luftuar deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, ku nuk munguan aksionet e bukura, pasimet e shpejta dhe lojërat e rrjedhshme, si nga djelmoshat tanë ashtu edhe nga skuadra mysafire.

Ky sukses është fryt i angazhimit të madh të kryetarit Bujar Neziri, mbështetjes së sponsorëve që besuan në rrugëtimin tonë, punës së palodhshme të kryesisë dhe stafit teknik, por mbi të gjitha i sakrificës dhe pasionit të lojtarëve tanë që mbajnë me nder fanellën kuqezi.

Një falënderim i veçantë shkon për tifozët tanë, të cilët ishin forca shtesë nga tribunat me zë, zemër dhe shpirt. Prezenca dhe mbështetja e tyre masive na japin energji për sfidat e ardhshme.

Kjo fitore nuk është fundi, por fillimi i një kapitulli të ri për FC Kosova Düsseldorf. Bashkë, drejt synimeve të reja dhe sukseseve edhe më të mëdha!

Forca FC Kosova Düsseldorf!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka konfirmuar nxjerrjen e trupit të pajetë të personit…