Fitore e madhe për Kosovën ndaj Turqisë

11 prill 2022 | 16:43

Vashat e Kosovës kanë mundur Turqinë me rezultat 62:49 (16:23, 15:7, 16:3, 15:16), në turneun e FIBA YDF-së që po zhvillohet në Therandë për U14.

Mysafiret e nisën ndeshjen më mirë, me një epërsi të dyfishtë, 9:18, por vashat e reja të Kosovës nuk u dorëzuan, ndërsa çereku i parë përfundoi 16:23. Por, basketbollistet e Kosovës shkëlqyen në periudhën e dytë, duke luftuar në mbrojtje dhe në sulm. Kjo solli sukses, duke shkrirë epërsinë për ta kthyer atë në favor të tyre, ndërsa shkuan në pushim me rezultat 31:30.

Edhe më bindëse ishin në periudhën e tretë, ku aplikuan një mbrojtje shumë të fortë dhe ngritën epërsinë edhe më shumë, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 47:33. Vashat e Kosovës ruajtën epërsinë e krijuar, për të zhvilluar një ndeshje të madhe dhe arritën të triumfojnë 62:49.

Te Kosova u dalluan Klesta Shatri me 10 pikë e 11 kërcime dhe Malvina Haziri me 18 pikë e 11 kërcime.

Basketbollistet e Kosovës përfunduan garat me dy fitore dhe dy humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kastriot Imeri ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit zviceran.…