Fitore e madhe për Milanin ndaj Veronës

07 mars 2021 | 17:04

Fiton Milani në Serie A.Kuqezinjtë e Piolit siguruan një trepikësh fantastik pas suksesit 0-2 në fushën e Hellas Veronës, një kundërshtar shumë i vështirë për t’u mposhtur.

Rade Krunic realizoi një eurogol nga goditja e dënimit në pjesën e parë, teksa portugezi Dalot vulosi fitoren e “Djallit” me golin e shënuan në minutën e 50-të. Djemtë e Piolit menaxhuan avantazhin e dyfishtë dhe tani numërojnë 56 pikë, tre më pak se Interi kryesues (luan nesër përballë Atalantës).

Fiorentina dhe Parma e mbyllën në barazim 3-3 ndeshjen e luajtur në Firence. Martinez Quarta dhe Milenkovic shënuan për ekipin viola, teksa autogoli i Iacoponit në minutat shtesë evitoi humbjen e skuadrës së Prandellit. Kucka, Kurtic dhe Mihaila shënuan golat e Parmës.

Serse Cosmi mori fitoren e parë si trajner i Crotones, që mposhti 4-2 në shtëpi Torinon. Mërgim Vojvoda e nisi si titullar sfidën për skuadrën mike, ndërsa u zëvendësua në minutën e 65-të. Tre pikë jetike për Crotonen, që vijon të renditet në vend të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Anglisë, Liverpool e ka regjistruar edhe një…