Fitore e rëndësishme për Gjilanin, Prishtina e Re mbetet e fundit në tabelë

21 dhjetor 2025 | 15:07

Gjilani ka shfaqur formë të madhe edhe në këtë javë, duke mposhtur Prishtinën e Re me rezultat 3-2 në një ndeshje të tensionuar dhe të mbushur me gola.

Skuadra vendase nisi furishëm, me Edi Basën që realizoi dy gola brenda vetëm pesë minutave, duke i dhënë epërsinë 2-0.

Sulmet e Gjilanit nuk ndaluan dhe Senad Jarovic shënoi golin e tretë në minutën e 37-të. Mysafirët arritën të ngushtonin diferencën me golin e Toni Gomes pak para përfundimit të pjesës së parë, duke mbyllur 45 minutat e para 3-1.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, me Gjilanin që kontrolloi lojën dhe ruajti avantazhin, ndërsa Prishtina e Re shënoi vetëm një gol në minutat e fundit për rezultatin final 3-2.

Me këtë fitore, Gjilani mbetet në vendin e gjashtë me 26 pikë, ndërsa Prishtina e Re vazhdon të qëndrojë e fundit në tabelë me 15 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, në një intervistë…