Fitore e thellë e Kosovës ndaj Izraelit

18 korrik 2025 | 12:46

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në hendboll e ka fituar me rezultat të thellë ndeshjen e parë për plasman në Kampionatin Evropian në Gjeorgji. Të premten paradite në Telavi, vashat “dardane” shkëlqyen dhe triumfuan me rezultatin 35:26 ndaj Izraelit.

Që në nismë, vajzat e Kosovës shfaqën cilësi dhe krijuan epërsi bindëse prej 5:0 e 11:1. Më pas e kontrolluan rezultatin deri në fund. Pjesa e parë përfundoi 17:10.

Martina Bibaj udhëhoqi Kosovën me dhjetë gola nga 12 tentime. Diona Dresh i kishte shtatë gola nga nëntë tentime, ndërsa Arjeta Imeraj i realizoi gjashtë gola nga shtatë tentime. Me nga tri gola njdeshjen e përfunduan Sara Gjergjaj e Zoja Kameraj, nga dy i shënuan Orgesa Gola e Elona Zeneli, kurse nga një Klaudia Ukaj e Arona Krasniqi. Portierja Donjeta Shabani u dallua me 13 pritje dhe u shpall më e mira e ndeshjes. Të gjitha lojtaret dhanë kontribut në fitoren e rëndësishme.

Tani Kosova U19 luan për vendin e pestë në Evropianin B në Gjeorgji. Ndeshja për vend të pestë është të dielën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka shtuar një seksion të ri në faqen zyrtare…