Fitore e thellë e Kosovës U19 ndaj nikoqires së Evropianit

16 korrik 2025 | 16:44

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Evropian (B) në Gjeorgji.

Të mërkurën në Telavi, vajzat tona fituan bindshëm ndaj nikoqires, Gjeorgjisë, me rezultat 30:19.

Paraqitja e Kombëtares sonë ishte dukshëm më e mirë dhe fitorja e thellë nuk është diskutuar asnjëherë. Që në pjesën e parë vajzat tona krijuan epërsi prej shtatë golave, 17:10.

Diona Dresh ishte më efikasja te Kosova me dhjetë gola. Ajo u shpall më e mira e ndeshjes. Arona Krasniqi kontribuoi në fitore me gjashtë gola. Martina Bibaj i shënoi pesë gola, Arjeta Imeraj katër e Sara Gjergjaj tri.

Kosova e mbylli fazën e parë të Evropianit me dy fitore e dy humbje. Tani e presin ndeshjet për plasman, ndërsa synimi është të fitohen të gjitha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha se nuk ka informacione…