
Fitore me aromë titulli për Atleticon
13 maj 2021
| 00:06
Fitore me aromë titulli për Atleticon e Simeones. Skuadra kryeqytetase mposhti me rezultatin 2-1 Real Sociedadin, në sfidën e vlefshme për javën e 36-të të La Ligës, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt suksesit.
Golat e Karaskos dhe Koreas në pjesën e parë, i siguruan 3 pikë të arta vendasve, teksa për miqtë, golin e vetëm e realizoi Zubeldia në minutën e 83-të.
Kur kanë ngelur edhe 2 javë për 2 luajtur, Atletico udhëheq e vetme me 80 pikë, 5 më shumë se Reali që do të luajë ditën e nesërme ndaj Granadës.
Në 2 sfidat e radhës, kryeqytetasit e Simeones, do të përballen me Osasunën në shtëpi dhe Vajadolidin në transfertë.