
Fitore për “infarkt” nga PSG-ja
18 prill 2021
| 15:10
PSG-ja ka triumfuar 3-2 ndaj Sent Etien, në një sfidë dramatike.
Skuadra e Mauricio Poçetinos ka kërkuar fitoren në frymën e fundit në një sfidë tepër emocionuese. Sent Etien ka realizuar golin e parë të takimit në minutën e 78′ me autor Buanga, barazimi ka ardhur 60 sekona më vonë me Kilië Mbape, nga ku pikërisht ylli francez ka realizuar golin e 2-1 në minutën e 87′.
Aty ku gjithçka dukej sikur po përfundonte, skuadra mike barazon shifrat në të 90+2′ me Hamuma, por Mauro Ikardi në frymën e fundit në të 90+5′ shënon golin e fitores 3-2 për skuadrën e tij.
Me këtë fitore skuadra parisiene renditet e dyta në kuotën e 69 pikëve, -1 pikë nga Lila kryesuese.