Fitorja e Albin Kurtit është “fitore e Pirros”

21 maj 2025 | 08:13

Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se fitorja e Albin Kurtit është “Fitore e Pirros”.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova ajo shtoi se Kurti ka mashtruar për të fituar pushtet, pasi sipas saj, të gjitha kauzat i kanë rënë në ujë.

“Fitorja e tij është Fitore e Pirros, ai është zhveshur politikisht prej çdo kauze që e ka ndjekur”.

“Njerëzit i kanë vdekur në kundërshtim të “Zajednicës” e të Pakos së Ahtisaarit. Është i zhveshur prej kauzave. Ai më nuk ka projekt, ka pushtet!”, tha Dërguti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës,…