
Fitorja e dytë radhazi, Dardanët triumfojnë ndaj kuqezinjve
Kosova U20 (M) ka shënuar fitoren e dytë radhazi në FIBA U20 EuroBasket, Divizioni B për meshkuj.
Dardanët e rinj fituan ndaj Shqipërisë me shifrat 57:78 (13:11, 21:21, 9:21, 14:25).
Pjesa e parë e sfidës ishte kryesisht e baraspeshuar me kuqezinjtë që e fituan çerekun e parë 13:11, derisa i dyti përfundoi 21:21.
Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në pjesën e dytë, kur U20 fitoi periodën e tretë bindshëm 9:21, derisa të fundit 14:25, për të triumfuar 57:78.
Te Kosova u dalluan Erolt Rrahmani me 23 pikë e tetë kërcime, Jon Ismajli me 16 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, Arlind Konjuhi me 15 pikë dhe Rron Dahsyla me 14 pikë.
Kosova dy ndeshjet e fundit në grupe i zhvillon ndaj Hungarisë dhe Turqisë.
Divizioni B në konkurrencën e meshkujve po mbahet në Yerevan të Armenisë.