Fitorja e opozitës, Von der Leyen: Hungaria zgjodhi Evropën

13 prill 2026 | 00:26

Pas fitores historike të opozitës hungareze, kanë ardhur edhe reagimet e para nga Bashkimi Evropian.

E para që ka reaguar ka qenë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Hungaria ka zgjedhur Evropën. Evropa gjithmonë ka zgjedhur Hungarinë. Së bashku, ne jemi më të fortë. Një vend rimerr rrugën e tij evropiane. Bashkimi bëhet më i fortë”, ka shkruar ajo.

Gjithashtu, edhe liderë të tjerë evropianë kanë nisur reagimet e para pas zgjedhjeve në Hungari, duke uruar fitoren e opozitarit Magyar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka uruar liderin e opozitës…