Fitorja e PS-së në Shqipëri, Veliaj nga burgu thotë se është pa fjalë

15 maj 2025 | 12:58

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas fitores së PS-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Nga paraburgimi, ai ka thënë se është pa fjalë përpara “kësaj vale të jashtëzakonshme mbështetjeje që fshiu çdo dyshim, çdo pretendim, çdo helm e çdo baltë që iu hodh Partisë Socialiste në këto katër vite”.

“Shqiptarët folën dhe folën fort! Folën më fuqishëm se çdo herë tjetër, që prej vitit të mbrapshtë 1997, kur i treguan vendin të njëjtit personazh grotesk që guxon të rikthehet përpara shqiptarëve, edhe sot, si të ishte një ‘ofertë e re’, ka shkruar Veliaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Futbollit Vllaznia ka zyrtarizuar Edi Martinin si trajnerin…