“Fitorja është e jona”, Buja: Në Llugaxhi, Bujari, Rubofc dhe Kojskë po ndërtojmë një të ardhme të ndritur

24 shtator 2025 | 21:52

Kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, deklaron se në Llugaxhi, Bujari, Rubofc dhe Kojskë po ndërtojnë një të ardhme të ndritur.

Ai u zotua për “rrugë të sigurta dhe të ndriçuara, ujë 24/7, çerdhe, uniforma falas për të gjithë nxënësit, si dhe transport falas për çdo nxënës të shkollave të mesme”.

“Shkollat moderne do të jenë qendra komunitare me kurse, aktivitete sportive e kulturore, bibliotekë digjitale dhe teknologji smart për çdo nxënës”, deklaron Buja.

“Të rinjtë do të kenë mundësi të shkëlqejnë përmes bursave dhe praktikave profesionale me pagesë. Fitorja është e jona”, është shprehur Buja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, deklaron se në Llugaxhi, Bujari,…