FJALA E ALI AHMETIT NË BUTEL

26 qershor 2026 | 16:19

Të dashur delegatë dhe delegate.
Të dashur anëtarë të degës së posazgjedhur,
i dashur kryetar i degës Muharrem Hasani, deputetë,
anëtarë të kryesisë,
bashkëdrejtues në Bashkimin Demokratik për Integrim,
nënkryetarë e sekretarë.

Çdo parti politike, shoqatë e madhe apo e vogël ka platformë mbi të cilën paraqitet përpara përkrahësve të vet.

Unë me shumë vëmendje e kam përcjellë programin dhe platformën që paraqitën opozitarët e djeshëm dhe kolltukxhijtë e sotëm.

Për ndryshim, sepse Bashkimi Demokratik për Integrim boll e ka 24 vjet.

Vëllezër e motra,
Gjithçka në jetë mbahet mend fundi e jo fillimi.

Brenda dy vitesh nga ajo që paraqitën në platformën e vet, asgjë nuk realizuan.

Por bënë mbi atë platformë një platformë të re, në të cilën platformë u denigruan, u degraduan shqiptarët.

Si u degraduan e si u denigruan?

Duke filluar jo etnia, por cilësia – poshtërim e nënçmim i shqiptarëve.

Jo etnia, por cilësia.

Me demek, harroni çështjen për të cilën kemi derdhur gjak sepse tani na duhet cilësi, dhe ajo cilësi nuk është tek shqiptarët sepse shqiptarët janë të pashkolluar, të paarritur.

A ka poshtërim më të madh se sa ky që iu bë shqiptarëve?

Unë nuk dua të hyj në garë me etninë maqedonase.

Por ky vend i ka dy nobelistë, bota ka, Nënë Terezën dhe doctor Ferid Muratin.

Ky vend, kombit i ka dhënë Nënën që lindi Skënderbeun.

Ky vend ia ka dhënë nga Gradeci i Tetovës.

Si mundesh ti kombin tonë ta nënçmosh e ta degradosh në këto përmasa?

Jo prioritet etnia, por cilësia.

Me demek që ne kemi nevojë që të mësojmë, që të aftësohemi për të hyrë në garë me të tjerët.

Cilin do, ne mund ta fusim edhe në garë po të shkojmë kështu në matje me cilësi, ndaç në fushën e ekonomisë, të inxhinierisë, të mjekësisë.

Në cilindo aspekt ne mund të hyjmë.

Por nuk është çështja këtu.
Çështja është, për fat të keq, tanët të keqen e ndihmojnë.

Po të mos ndihmoheshte e keqja nga tanët, nga jashtë askush nuk ka ç’na bën.

Dhe kjo e keqe duhet luftuar bashkërisht. Luftë demokratike.

Më të etabluar parti politike në vend nuk keni se Bashkimin Demokratik për Integrim.

Nuk e them unë, e thonë të gjithë, e thonë të gjithë njerëzit e mençur.

Më të organizuar, më unike, më programatike, më vizionare nuk ka në këto hapësira.

Konsekuente më të gjitha periudhat për realizim programi, platforme, premtime para elektoratit.

Jo njëherë e kam thënë të gjitha ekipeve të mia: “Mos premtoni çka s’mundemi ta bëjmë sepse fytyra ime nuk është dy hektarë.

Çka bëjmë, me atë dalim përpara popullit”.

Dhe asnjëherë nuk jemi turpëruar.

Me çka do krenohen këta zotërinj që kanë hy, kolltukxhinjtë e sotëm, qe dy vite?

Ky Bashkim Demokratik, ju jeni ata.

Sepse vetë dhe i vetmuar kërkush s’mund të bëjë punë të mëdha.

Këto që kemi arritur janë kapital që ka kontribuar çdo votues i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Por ama është kapitali i gjithë shqiptarëve.

Fillo nga universitetet tek përfaqësimi i shqiptarëve, infrastruktura në shkolla, në rrugë, deri tek realizimi i gjuhës shqipe gjuhë zyrtare dhe shqiptarët shtetformues në shtetin e vet dhe jo qiraxhinj.

Do të thotë janë të gjitha të arritura që ne i kemi bërë dhe mundësinë ua kemi dhënë shqiptarëve që të tregojnë vlerat, afinitetet që i kanë shqiptarët.

Përse para 2001-shit asnjë shqiptar nuk kishte në kombëtaren e Maqedonisë?

Si u bënë ata pas 2001-shit gjysma e kombëtares së Maqedonisë?

Me demek kishte pasur cilësi në Maqedoni.

Po e marr një shembull shumë të thjeshtë, shumë i thjeshtë është: diskriminim racial para 2001-shit; mbas 2001-shit gjysma e kombëtares shqiptarë.

Po nuk pikën nga qielli ata, këtu kanë qenë, po mundësi nuk ka pasur.

Bashkimi Demokratik, ju, vota juaj, mundësinë ua kemi dhënë shqiptarëve.

Uroj që kjo e keqe e madhe mos t’u përsëritet shqiptarëve të Maqedonisë, të hyjnë argatë të nënçmuar të përfaqësojnë shqiptarët.

Uroj që kjo të mos ndodhë sepse kështu gjërat shkojnë shumë keq.

Gjërat shkojnë shumë keq kështu.

Si mund kjo të kapërcehet?

Kjo kapërcehet, ata të reflektojnë se ata as dinë politikë, po as me përgjegjësinë më të lartë e them, nuk kanë fije kombëtarizmi e shqiptarizmi në shpirtin e vet.

Sepse nuk ngrihet një parti politike të thotë “jo etnia, por cilësia”.

Kjo platformë poshtëruese, denigruese për shqiptarët.

Prandaj të reflektojnë sa s’është vonë, se populli ta jep hakun tani.

Dhe kjo e keqe s’duhet përsëritur tek shqiptarët.

Po i fitove zgjedhjet, urdhëro përfaqëso me dinjitet dhe njerëzit do të vlerësojnë mbasandej si ke punuar dhe sa ke punuar.

Por të dalësh të ofendosh një periudhë të tërë të sakrificës së shqiptarëve.
Me shumë keqardhje kam dëgjuar deklaratën e Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës, dhe këta bëjnë mirë ta informojnë drejt Albin Kurtin se gjuha shqipe zyrtare në Maqedoni, për këtë kemi derdh gjak ne, dhe jo të shtrembërojnë të vërtetën.
Ka ca ngjarje zhvillimi edhe në Shqipëri.

Ai është vend ku ne na kanë ndihmuar. Shqipëria ka strehuar Kosovën, Shqipëria është pjesë e pandarë e lirisë e Kosovës.

Pa ndihmën, pa mjetet e Shqipërisë, Kosova nuk do ishte Kosova që është sot.

Prandaj me dhimbje po i përcjellim gjërat.

Ne e shohim që këtu Shqipëria nga këto protesta, që nuk dihet ku e kanë kokën, merr dy goditje.

Goditje të forta. Industria kryesore e Shqipërisë është turizmi.

Goditet tek turizmi.

Nga doli fushata e parë?

Nga Greqia, sepse turizmi po i rrezikohet, nga Shqipëria po i rrezikohet Greqisë, që një shtet fqinj s’duhet me menduar kështu për fqinjin e vet.

Po ja që ka ndodhur, se deklarata e parë dhe reagimet e para erdhën nga Greqia.

Dikush mund të ngrihet: “Ali Ahmeti po mbron Edi Ramën”.

Jo, Ali Ahmeti mbron Shqipërinë dhe i dhimbet Shqipëria.

Po goditet, po goditet dega kryesore e industrisë – turizmi.

Dega kryesore, investimet e huaja dhe vendore.

Mos kujtoni që nuk ka pasoja për investitorët vendorë, e mos flasim më për të huajt.

Se asnjë investitor vendor nuk rrezikon kapitalin e vet aty ku ka pasiguri, dhe kush tenton pasigurinë ta krijojë në Shqipëri – armiqtë e kombit shqiptar.

Unë nuk them që këta që kanë dalë në shesh aty si armiq, po kanë rënë në grackën e armiqve pa analizuar dhe pa e studiuar mirë pasojat që i shkaktojnë kombit, jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë.

Prandaj, i dashur Muharrem, të uroj punë të mbarë ty, degës, komitetit të veteranëve.

Komiteti i veteranëve, Muharrem Hasani, ka një vlerë të jashtëzakonshme që po ngrihet si vlerë në Bashkimin Demokratik për Integrim.

Ka rolin e prindit për fëmijët.

Sepse veteranët janë kontribuesit më të mëdhenj për çerek shekulli që kemi avancuar ne, në rolin e këshilldhënësve, në rolin që përhapin ide të mira, që avancojnë çështjen, që e forcojnë degën – t’i keni në konsideratë.

Si organ mbikëqyrës, asnjë prind nuk dëshiron që fëmija i tij të gabojë.

Kështu e ka edhe komiteti.

Nuk dëshiron që dega të mos ketë sukses.

Komiteti i veteranëve do suksesin e degës, do suksesin e të rinjve që i ka ngritur mbi shpatullat e veta, mbi supet e veta për ta çuar çështjen përpara.

Prandaj ju uroj suksese dhe na presin beteja të mëdha, na presin përballje – siç thonë intelektualët, sfida.

Ajo është përballje, duhet të dalim në ring, dhe ne të ringut kemi qenë dhe mbetemi.

Nuk na dridhet qerpiku.

Sot, nesër ku, kurdo ne dalim në duel.

Mendoj që në pranverë dueli më së largti do të ndodhë.
Do të kemi zgjedhje.

Faleminderit, urime, faleminderit shumë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi anësor i Portugalisë, Pedro Neto, ka hedhur poshtë idenë…