FJALA E ALI AHMETIT NË SARAJ
Të nderuar,
Shumë të dashur delegatë e delegate të kuvendit të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Saraj!
I nderuar kryetar i Degës,
Anëtarë të Degës,
Kuvendarë të këtij kuvendi të mrekullueshëm, ashtu siç i ka hije Sarajit-emblemës së Bashkimit Demokratik për Integrim!
Të dashur kryesues e drejtues të këtij kuvendi,
Të nderuar e shumë të dashur bashkëluftëtarë,
Invalidë,
Familje të dëshmuara e familje të dëshmorëve!
Të dashur bashkëdrejtues:
Nënkryetarë,
Sekretarë,
Kryetarë të Komunave,
Kryetarë të Degëve,
Mysafirë të Kryetarit të Degës së Sarajit!
Populli thotë: „Nga e thëna në të bërë është një det i tërë“.
Dëgjoj drejtuesit e Vlenit, për të ardhur gjynah.
Kemi pasur 26 kërkesa, i kanë promovuar 26 kërkesa.
Me kujdes i kemi parë të 26 kërkesat që i bënin.
I përmendën këtu Blerimi, Fatoni dhe Arbëri që folën: flamuri, stema, çka është më së miri me 26 kërkesat e tyre.
Për t’i bërë ato, duhet të kesh takat; për t’i bërë ato, duhet të kesh guxim; për të mbrojtur kauzën, duhet të kesh traditë.
Muzikantin nuk mund ta bësh luftëtar, siç nuk mundesh profesorin ta bësh boksier.
Këto gjëra shkojnë…
Të mbrosh një kauzë shkon me traditë, shkon me përgatitje, shkon me shtrirje në tërë shtresat e popullatës.
Harruan që këtë vlerë ata nuk e kanë, dhe kur i theme këto, ndjej keqardhje sepse dhe ata janë shqiptarë.
Dhe unë nuk dua t’u ndodhë shqiptarëve kjo gjëmë që u ka ndodhur.
Pikë së pari, nuk mund të më krahasoni mua me ata.
Pse them që s’mund të më krahasoni?
Unë, 18 vjeçar, plagët akoma i kam të torturave nga UDB-ja e atëhershme, nga Jovani, kryeshefi i UDB-së.
Akoma i kam prej UDB-ashve serbë në Prishtinë, Smrekovnicë, ngado që më kanë shëtitur nëpër burgje.
Ata këto vuajtje nuk i kanë parë.
Dhe unë jam përfaqësues i njerëzve me plagë, i familjeve me dhimbje që kanë humbur njerëz.
Nuk jam pa ndjenja, dhe e ndiej këtë që u ndodh shqiptarëve.
Pse t’u ndodhë shqiptarëve kjo?
Pse këta nuk reflektojnë?
Nuk është puna se Bashkimi Demokratik për Integrim vuaka për të qenë pjesë e qeverisë, jo!
Bashkimi Demokratik për Integrim është përcaktuar për mision: për t’i dalë zot kauzës shqiptare, për të cilën luftoi.
24 vjet pushtet kemi pasur.
Gjithçka ja fillojnë nga mëngjesi dhe deri në darkë se „nuk ka bërë Bashkimi Demokratik për Integrim“.
O zotëri, thuaj ti çfarë ke bërë, leje Bashkimin Demokratik për Integrim!
Çfarë merresh me Bashkimin Demokratik për Integrim?
A ke thënë 26 kërkesa, i ke publikuar, i ke premtuar kombit, popullit, dhe del edhe thua tani: „Jo, këto nuk i kam bërë sepse kam bërë nja 20 kërkesa tjera unë, i kam bërë“?
Kush janë ato 20?
Në mjegull hala…
Kush i lexon ato?
Kush i bën ato?
Do të thotë, ka ndryshuar programin.
Këtë e fillova nga „nga e thëna në të bërë është një det i tërë“.
Dhe nuk turpërohen fare, nuk turpërohen.
Kjo është për keqardhje dhe nuk duhet t’ju përsëritet shqiptarëve kjo punë.
A deklaruan të gjithë para zgjedhjeve: „Po i humbëm zgjedhjet, e lëmë politikën, e braktisim politikën“?
Atëherë e kam thënë, para 20 vjetëve e kam thënë, tash e them: po i humba zgjedhjet unë, bashkë me bashkëpunëtorët e mi hapim krahun, ua lëmë më të zotëve.
Le të bëhen të zotë tani të Bashkimit Demokratik për Integrim, le t’i fitojnë zgjedhjet!
Por ata zgjodhën rrugën e turpit.
Kur të zgjedhësh rrugën e turpit, të poshtrosh prejardhjen nga vjen, kështu ta bën ai: „I ke 26 kërkesa, shko te shtëpia se s’mund të bësh asnjë gjë, se unë të kam marrë“.
Keqpërdorin opinionin nga mëngjesi deri në darkë „s’i ka bërë në Tetovë Bashkimi Demokratik për Integrim“.
Bashkimi Demokratik për Integrim e ka bërë, po pse nuk ndaleni dhe të mendoni se në vitet 2006-2007 Bashkimi Demokratik për Integrim, si ju tani që jeni pa legjitimitet, edhe atëherë PDSH-ja ishte pa legjitimitet.
Ne e kemi bërë në komunë.
Qeveria se çfarë ka bërë nëpër arkivat e veta, ne nuk jemi kontrollorë të partive politike, as inspektorat për kontrollin e arkivave.
Ti si qeveri, pse ti nuk i dorëzove asnjë dokument gjykatës në kërkesat që ua shtroi gjykata?
Asnjë dokument nuk i sigurove si komunë gjykatës.
Çfarë vendimi ka marrë gjykata?
Vendim… s’mund t’i thuash që i takon shtetit juridik, vëllezër e motra, pa asnjë argument heq emërtimin e rrugëve, abrogon një vendim që me Badenter është sjellë në vitin 2006-2007.
Edhe maqedonasit e kanë votuar, sepse ka lloj-lloj emrash aty.
Keqpërdorim klasik!
Dhe kjo nuk dua t’u ndodhë shqiptarëve, sepse fundi i fundit të huajt më thonë: „Po çfarë bëjnë këta shqiptarët këtu?“
Çfarë t’u them unë?
Me i sha shqiptarët nuk më bëhet zemra.
Ju them që nuk dinë këta ngratët, po e kanë pasur qejf kolltukun, edhe për një kolltuk ose beneficione.
Se nuk kanë qenë të keqtrajtuar, një pjesë të tyre i kemi mbajtur me qumësht dallandyshe, i kemi mbajtur.
Por,
vëllezër e motra,
Nuk është mirë për shtetin kjo që ndodh.
Nuk është mirë për komunitetin maqedonas kjo që ndodh, se gjërat pak nga pak rrënohen.
Themelet nga një gur po ja hoqe shkatërrohet.
Të fillosh të prekësh Marrëveshjen e Ohrit, gjuhën, përfaqësimin e drejtë, është si suspendimi i Autonomisë së Kosovës më 1989 që e bëri Millosheviçi.
Kjo nuk duhet t’i ndodhë vendit tonë.
Ne argatë, sehirxhinj e çiraxhinj në këtë vend nuk jetojmë!
Le të harrojnë ata të gjithë që mendojnë që na shndërrojnë në sehirxhinj, çiraxhinj, lajkatarë, sahanlëpirës…
Vdiqën ato kohëra!
Ne i dalim zot kauzës sonë për të cilën kemi derdhur gjak, pa i rënë në qafë askujt.
Dhe për këtë kauzë ju jeni sot të mbledhur këtu, së bashku me përfaqësuesit prej të gjitha vendbanimeve në kryesi, bashkë me Ijazin, bashkë me komitetin e veteranëve që kanë përgjegjësi po aq sa ka kryesia.
Kanë përgjegjësi edhe veteranët për moscenim, për mos shtrembërim të platformës dhe vizioneve të Bashkimit Demokratik për Integrim, pjesë ndihmëse e forcimit të Bashkimit Demokratik…
Në qoftë se ne mbi shpatullat tona nuk i ngrisim gjeneratat e reja, atëherë ne misionin e kemi tradhtuar.
Kur ne i ngrisim gjeneratat e reja mbi supet tona si komitete.
Jo rastësisht Rafiz Aliti komandant brigade e bëhet kryetar, drejtuesi i komitetit me të gjithë aktivistët që nga themelimi i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Sepse duam të investojmë tek rinia dhe të gjithë armiqve t’ua mbyllim gojën.
Se janë lodhur së tepërmi: „BDI e pareformuar, BDI e pareformuar“.
Sa në një moment që këtu shpirti më erdhi, thashë: „Po unë s’mund të shkoj të marr prej çerdheve, të marr fëmijë dhe të bëj Bashkimin Demokratik për Integrim!“
Reformim, 83% udhëheqje e re, edhe atë me një vullnet të fuqishëm prej të gjithë kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, që ta bëjmë si është më së miri, ta vazhdojmë misionin dhe punët t’i çojmë përpara.
Ijaz, mësues, ju uroj punë të mbarë juve,
kryesisë,
komiteteve,
Këshillit Mbikëqyrës, organizatave që do t’i zgjidhni së shpejti,
Forumin e Grave,
Forumit të Rinisë.
Shpejtoni, pranvera do… korrim, ani se korret në korrik, vjen pranvera e hershme, korrim!
Faleminderit shumë, faleminderit!



