FJALA E HAPJES NË DITËN E 10 KORRIKUT DHE PËRURIMIN E LIBRIT “VETERANËT TREGOJNË“.

11 korrik 2022 | 21:16

Veli MYFTARI

Të nderuar pjesmarrës, shoqe e shokë, miq të ftuar të pranishëm !

Sot ne me gëzim të ligjshëm po zbatojmë një nga detyrat e rëndësishme të programuara në kuadër të festimeve në kuadër të vitit jubilar të 65 vjetorit të krijimit të Organizatës sonë të Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të popullit shqiptar “ Nderi Kombit “ – Përkujtimin e Ditës së 10 Korrikut, 79 vjetorin e krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Popullit Shqiptar dhe Përurimi i librit “ Veteranët Tregojnë”, vëllimi 11.

Krijimi i Shtabit të Përgjithshëm, 79 vjet më parë, përbën një nga ngjarjet më madhore të Historisë së LANÇ.

Para kësaj date siç dihet shumë mirë së pari nga ata, që ishin pjesmarrës në të, lufta kundër armikut nën udhëheqjen e PKSH ishte një luftë partizane nga formacione të vogla si çeta e batalione, veprimtaria luftarake e të cilave është në historinë e LANÇ.

Kështu përmendim me nderim e mirënjohje Çetat e Pezës me komandant legjendarin Myslim Peza, Çeta e Dibrës me komandat Heroin e Popullit Haxhi Lleshi, Çeta e Çermenikës me komandant Baba Fajen, Çetën Plakë të Mallakastrës me drejtues Mehmet Shehu dhe Dervish Hekali, , të Malësisë së Gjakovës, komandant Ram Mujen, komisar Fadil Hoxha, të Skraparit etj.

Veteranët e pasardhësit, familjet e dëshmorëve Luftës dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut, ashtu si çdo vit, edhe këtë 10 Korrik, e përkujtojnë me solemnitet e krenari të ligjshme këtë event të rëndësishëm. Kremtimi e përkujtimi i kësaj ngjarje i bën nder çdo shqiptari kudo qoftë, edhe Forcave të Armatosura të sotme, pasi ai e shndërroi ushtrinë partizane në një ushtri të rregullt me disiplinë të çeliktë duke hedhurbazat e modernizimit të saj për të ardhmen, por dhe për të evokuar historinë e tij reale.

Data madhështore e krijimit të shtabit të përgjithshëm më 10 korrik të vitit 1943 në Labinot të Elbasanit, në shtëpinë legjendë të Bahollëve  u vendos nga PKSH me Enver Hoxhën sekretar i përgjithshëm i saj në kushtet konkrete të krijuara si rezultat i gjithë etapave dhe përmasave , që kishte marrë lufta partizane e popullit shqiptar  deri në atë periudhë.  

Si dita kulmore e epopesë së luftës së popullit shqiptar, pa u ndalur gjatë në historinë e krijimit të tij, që nga Konferenca e Pezës e më tej, përmendim se doli nevoja, që kjo luftë të kalonte në duart e një ushtrie të rregullt me shtabin e tij politiko-ushtarak.

Në SHTABIN e PËRGJITHSHËM  të UNÇ u zgjodhën personalitetet e kohës ushtarakë e politikanë, Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani,Ymer Dishnica, Sejfulla Malëshova, Mustafa Gjinishi,, Ramadan Çitaku, me Komandant Spiro Mojsiun dhe Komisar Enver Hoxhën largpamësin e ideatorin e  gjithanshëm si të luftës dhe  më pas të shtetit të pavarur të Shqipërisë.

Ky shtab mori vendimin e rëndësishëm, duke ndryshuar formacionet nga ato më të vogla, deri atë kohë, në më të mëdha si brigada, korparmata, për të kaluar në veprime ushtarake frontale me armiqtë, fashizmin e nazizmin dhe bashkëpuntorët e tyre kolaboracionistë (Ballin Kombëtar, Legalitetin,etj).

Në një periudhë gusht 1943 deri në nëntor 1944 u krjuan 24 brigada sulmuese partizane, të cilat duke gërshetuar artin ushtarak partizan me atë të luftës në front të rregullt, pra ballëpërballë me armiqtë arritën suksese të padiskutueshme. Ndër to mund të përmendim brigadën e parë sulmuese e ngritur ne Vithkuq të Korçës me komandant Mehmet Shehun, brigadën e dytë sulmuese e krijuar në Shëngjergj të Tiranës,me komandant Beqir Ballukun, të brigadës së tretë  e krijuar në Arbanë, brigade e 4 s në Voskopojë, me komandant Nexhip Vinçani, komisar Pëllumb Dishnica, brigade e 5 s në fshatin Gumenicë të Vlorës Komandant i kësaj njësie u caktua Abaz Shehu dhe komisar Hysni Kapo.[etj me radhë, që s`mund t`i përmend dot të gjitha këtu.

Një nga luftimet më epokale të UNÇ ishte ajo për çlirimin e Tiranës, e cila vazhdoi për 19 ditë rrjesht, ajo në Reç të Shkodrës, etj .

Kjo ushtri përballoi me suksese operacionet ushtarake të armikut si ai i dimrit 1943-44 dhe atë të qershorit 1944.

Ajo bëri të mundur në një kohë të shpejtë çlirimin e të gjithë qyteteve dhe fshatrave të pjesës jugore të vendit, por dhe gjithë Shqipërisë më 29.11.1944.

Edhe më pas Ushtri Nacional Çlirimtare kaloi në tokat e ishJugosllavisë duke dhënë ndihmën e saj internacionaliste, ndjekur armikun nëpër tokën e Kosovës, Malit të zi, deri në Vishegrad.

Kjo luftë e zhvilluar nga ushtria nacional çlirimtare shqiptare gjatë gjithë përiudhës së saj nuk ishte as civile, si në imagjinatën e personave, që duan të ndryshojnë historinë e vërtetë.

Përkundrazi, që nga fillimi i saj dhe deri në fund ishte një luftë pa asnjë kompromis me pushtuesin nazi-fashistë e bashkëpuntorët e ndryshëm, heroike, me gjakderdhje si asnjë komb tjetër, për nga numri i popullsisë, me dëme ekonomike të pallogaritëshme, të cilat e rreshtuan me krenari Shqipëriinë tonë në krahun e drejtë të fitimtarëve, koalicionit të madh antifashist botëror.

Ajo ishte e vetmja ushtri, që e çliroi vendin e saj pa kaluar nëpër teritorin shqiptar asnjë këmbë e ushtrive të tjera të huaja ndihmëse, fitimtare.

Për këtë arsye drejtuesit e shtetit shqiptar më pas në vitin 1946 patën guximin, kurajon dhe të drejtën të ngrenë zërin e tyre fort në Konferencën e Paqës në Paris, duke kërkuar pa asnjë hezitim të drejtat e tij, por dhe duke ua grisur plane ogurzeza dhe letrat fqinjëve shoviniste, që mendonin vetëm për të na coptuar si përherë.

Dhe ky burrë ishte legjendari Enver Hoxha !

Ne antarët e organizatës së madhe të veteranëve dhe pasardhësve të LANÇ të popullit shqiptar e kemi për nder dhe detyrë, që çdo datë 10 korrik të kujtojmë dhe nderojmë historinë tonë të jashtëzakonshme të ushtrisë sonë nacional çlirimtare dhe historinë tonë reale.

Ne do t`ua transmetojmë këto vlera të kombit tonë brezave të tjerë, ashtu si ai brez na e la Shqipërinë, si dje në luftë, shtet demokratik e të pavarur, në krah dhe përbërje të aleatëve, që na bashkojnë interesat e përbashkëta ideostrategjike, SHBA, Europë, NATO,.

Ne si përherë duke kujtuar edhe këto ngjarje dhe gjithë luftën e popullit tonë në shekuj, nuk do të lejojmë, që pinjollë të ndryshëm të kolaboracionistëve të kohës, apo më keq të ashtuquajturit historianë të llojeve të ndryshëm, që për qëllime aspak normale, të baltosin apo ndryshojnë historinë e madhe të popullit tonë në epopenë e lavdishme të saj.

Ne do të nderojmë dhe përulemi me respekt të pakufishëm përherë para lapidarëve, monumeteve dhe çdo simboli të asaj lufte, që mori 28 000 bij e bija të këtij vendi të vogël!

Ne do të jemi në krah e bashkarisht me çdo politikan e forcë politike, që bën të njëtën gjë e nderim pikërisht për heroizmin e atyre shqiptarëve, që sakrifikuan gjithçka  për interesin më të lartë atë të Atdheut !

Së dyti, libri që përurojmë është në vazhdën e veprave të tjera të kësaj pasurie të pakrahasueshme, është përmbledhje e botimeve të artikujve të 57 autorëve veteranë, që lidhen me ngjarje konkrete e të patjetërsueshme, vigane siç ishte e gjithë LANÇ, ku ata kanë qenë pjesmarrës .

Që në fillim është shkrimi i Debatikasit të kohës, të zonës së Lunxherisë, e pjesmarrës në Luftë, Veteranit dhe Kryetarit vital të Organizatës së Veteranëve të LANÇ, shokut Odhise Porodini, i cili me shumë vërtetësi, siç ishte gjithë lufta nacional-çlirimtare, jep përshtypjet e tij lidhur me shkrimet e botuara në këtë libër.

Siç shprehet kryetari ynë : “ Ky botim me titullin kuptimplotë “Veteranët tregojnë” ka një rëndësi dhe vlerë të veçantë, jo vetëm nga tematika e larmishme, që trajtohet, por dhe nga fakti se gjithçka, që përfshihet në të është shkruar me dorë në zemër nga ishpjesmarrësit e drejtëpërdrejtë të epopesë së lavdishme të LANÇ”.

Më poshtë ai vlerëson thellësisht punën e bërë për përmbledhjen e botimin e këtij libri, shokët Hysen Tabaku, antar i kryesisë së Komitetit Kombëtar për kontributin e tij, shoqen Nazime Ciroku (Bici), si punonjëse e specialiste e artit grafik të gazetës “Kushtrim Brezash”.

Do të doja të përmendja me këtë rast N/Kryetarin e këtij Komitetit për Për Departamentin e Propogandës shokun tonë me histori të gjatë në këtë drejtim gazetarin dhe shkrimtarin e veçantë, shokun Dhimitër Shtëmbari, që mori përsipër detyrën e rëndësishme të redaktimit dhe korrektimit të librit, për të cilën do na shprehet vetë.

Lavdi 10 Korrikut Ditës së Krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac-Çl të popullit shqiptar !

Lavdi Heronjëve dhe Dëshmorëve të Atdheut !

Lavdi Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi Kombit “ !

Gëzuar të gjithë festën !

SEKRETARI PËRGJITHSHËM

Veli MYFTARI

Tiranë 10.07.2022

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milazim Avdiu, ka deklaruar për televizionin se babai i tij,…