Fjalët e para në takimin Ukrainë – Rusi

28 shkurt 2022 | 13:18

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, i ka mirëpritur delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për bisedime të hënën, duke i siguruar anëtarët e të dy palëve se ata duhet të ndihen “plotësisht të sigurt”, raporton “CNN”.

“Të dashur miq, presidenti i Bjellorusisë më kërkoi t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju siguroj gjithçka për punën tuaj, siç është rënë dakord me presidentin Zelensky dhe presidentin Putin. Këtu mund të ndiheni plotësisht të sigurt. Kjo është detyra jonë e shenjtë”, ka thënë Makei.

“Presidenti Lukashenko shpreson sinqerisht se gjatë bisedimeve të sotme do të jetë e mundur të gjenden zgjidhje për të gjitha çështjet e kësaj krize. Të gjithë bjellorusët po luten për këtë. Çdo propozim për organizimin e takimit të sotëm do të shqyrtohet dhe do të përmbushet absolutisht”, shtoi ai. “Ne presim me padurim rezultatet”, ka thënë ai.

Vendndodhja e saktë e bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës të hënën është mbajtur sekret për arsye sigurie.

Paraprakisht është njoftuar se bisedimet do të zhvillohen në brigjet e lumit Pripyat në rajonin Gomel të Bjellorusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën janë luajtur dy ndeshje interesante në kuadër të…