Fjalët e para të Sadio Manes si lojtar i Bayernit

22 qershor 2022 | 14:20

Tashmë është gjithçka zyrtare. Sadio Mane është futbollisti më i ri i Bayern Munichut.

Sulmuesi 30-vjeçar ka nënshkruar kontratë me kampionët gjermanë deri më 30 qershor të vitit 2025.

Pas zyrtarizimit, Sadio Mane ka dhënë një deklaratë të shkurtër për faqen zyrtare të klubit gjerman.

“Jam shumë i lumtur që më në fund jam me FC Bayern në Mynih. Kam vërtet ndjenja të mëdha. Kështu që nuk kisha asnjë dyshim në mendjen time që në fillim. Kjo është koha e duhur për këtë sfidë”, ka thënë Mane.

Mane ka zhvilluar 269 ndeshje për Liverpoolin, duke shënuar 120 gola dhe 38 asiste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari i UÇK-së, dhe njëherit reporteri i luftës, Besnik Kada…