FJALIM I ALI AHMETIT NË SAMITIN E DIASPORËS NË TIRANË
I dashur President i Shqipërisë,
kryetar i Kuvendit të Shqipërisë,
I dashur Edi Rama – kryeministër,
të dashur ministra, zv/ministra,
A ka më mirë sesa nëna kur i mbledh bijtë e bijat në një sofër!
A ka më mirë sesa nëna kur i dëgjon bijtë e bijat për hallet e tyre!
A ka më mirë dhe kënaqësi kur nëna dëgjon se çfarë duhet bërë për nënën – fëmijët, bijtë dhe bijat e saj!
Dëgjuam shumë panele!
Dëgjuam kërkesa!
Dëgjuam shumë gatishmëri për rritjen e cilësisë në jetën politike, shoqërore, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë, Malësi!
Kjo është një ngjarje jashtëzakonisht e madhe!
Samitet që i kemi lënë pas, edhe ato që do vijnë sigurisht që do jenë më të begatë, më me shumë vepra për Shqipërinë, për shqiptarët se si ne kombin tonë ta rrisim lartë e më lartë sepse mërgata shqiptare është përfaqësuese e mirëfilltë e vlerave të shqiptarëve!
Prandaj, të dashur mërgimtarë!
Unë vetë kam qenë mërgimtar 15 vite!
Ju gjithçka keni dhënë nga vetëvetja, ju jeni pjesë e lirisë së Kosovës, pjesë e shtetit të Kosovës, pjesë e asaj gjuhe që akoma i dilni zot në hapësirat shqiptare – në Maqedoni, sepse është larë me gjak, me gjak është fituar!
Historikisht mërgata shqiptare ka qenë dhe do mbetet një përkrahëse dhe një përfaqësuese e mirëfilltë e kulturës, historisë, traditës, po edhe ndihmesës me kuadro të fushave të ndryshme!
Specialistë të ndryshëm të bijnë përvojat këtu ku jetojnë shqiptarët!
Të marrin specilizim nga andej ku veprojnë, që ne Shqipërinë, Kosovën, dhe hapësirat tjera shqiptare ku jetojmë t’i bëjmë ashtu siç janë vendet e përparuara të Bashkimit Evropian!
Ne jemi paqësorë!
Dhe sigurisht që porositë nga ky Samit i kanë marrë që të gjithë!
Mos prekin aty ku s’preket!
Ne duam të jemi pjesë e Evropës, ashtu siç jemi pjesë e NATO-s!
Të na bashkangjitet edhe Kosova!
Ne duam Ballkan të paqes!
Në paqe te përhershme!
Zero problem me të gjithë fqinjët!
Të integruar në Bashkimin Evropian, me standarde evropiane!
Ashtu siç i ka hequr kufijtë Evropa, Gjermania, Franca, Skandinavia, Austria, Polonia, t’i heqim edhe ne këtu në Ballkan, të jetojmë në paqe e stabilitet sepse kjo është ardhmëria e njerëzimit!
Kjo është ngjarje e madhe, vëlla Edi Rama!
Mund edhe dikush ta keqpërdor!
Të mendojë që autoritetet shqiptare e bëjnë për pikë politike!
Të gjithë ata që do vijnë le t’i vazhdojnë Samitet e radhës sepse këtu nuk fitohen pikë politike!
Këtu në tryezë i keni ulur shqiptarë e shqiptare nga të katër anët e globit!
Rrofshi e qofshi mërgatë e dashur, falemnderit autoritetit të Shqipërisë që i bëri bashkë bijtë e bijat në një tryezë!
Ali Ahmeti,
Tiranë, 14.04.2026!



