Fjalim i momenteve të fundit për Lumin

20 nëntor 2025 | 20:26

Hisen Berisha, gjeneral dhe ish deputet i Kuvendit të Kosovës

18.11.2025 / Gjonaj të Hasit

Të nderuar familjarë Lushaj, të nderuar vëllezër e motra, bashkëluftëtarë, bashkëveprimtarë, miq të idealit dhe të rrugës së lirisë,

Sot, para trupit të pajetë të vëllait tonë të armës, Lumni Lushaj, është e vështirë të gjendet fjala që e mban peshën e dhimbjes.
Por ne jemi këtu për të bërë më
shumë se të qajmë një njeri të mirë.
Ne jemi këtu për të nderuar një jetë që nuk u shterr kurrë, në besë, në burrëri dhe në ideal.

Ka thënie që e përkufizojnë miqësinë si “vëllazëri që nuk e lidh gjaku, por besa”.
Disa thonë se “shoku i vërtetë është ai që ecën me ty edhe kur bota të kthehet kundër”.
E të tjerë na kujtojnë se “miku i idealit nuk të lë vetëm as në luftë, as në paqe, as në udhëtimin e përditshëm të jetës”.
Sot, të gjitha këto nuk janë thënie, janë përshkrimi i saktë i Lumni Lushajt.

Lumi ishte njeriu i heshtur që fliste me vepra.
Njeriu i fjalëve të pakta e punëve të mëdha.
Njeriu që ishte më i madh se çdo madheshti d veprave të tij.
Ai që nuk e njihte as lodhjen, as kthimin mbrapa, as kalkulimin kur vinte puna te liria, shteti dhe dinjiteti kombëtar.
Ishte njeriu që jetoj shpejtë, e vdiq i ri. Jo pse e donte shpejtësinë por se misioni i punëve për kombin e atdheun ishin histori që nuk prisnin.

Vetëm pak orë para se të na ndahej tragjikisht, e pimë bashkë kafen e mëngjesit te “Lisi”, duke planifikuar që bisedën ta vazhdonim në Prishtinë – për shtetin, për popullin, për punët që nuk i ndalnim kurrë.
Ora e tij u nda papritur, por misioni i tij jo – mbeti amanet: Puna për shtetin e Kosovës mbetet rruga e tij, rruga që e lamë të papërfunduar bashkë.

Nga lufta për lirinë e Kroacisë, ku shqiptaria e tij u shqua krah luftëtarëve kroatë;
te lufta për lirinë e Kosovës, ku ai u rreshtua pa hezitim në vijën e parë;
nga fronti i armës deri te fronti i paqes – ndërtimi i shtetit, i drejtësisë dhe i vlerave – Lumi mbeti i njëjtë: i drejtë, i pastër, i pathyeshëm.

Ai ishte vëlla armësh në çdo kuptim të fjalës.
I qëndrueshëm si shkëmbi.
Besnik deri në frymën e fundit.
Njeri që e ndante rrezikun, por edhe shpresën.
Njeri që e dinte se liria fitohet, por duhet edhe të ndërtohet.

Le të jetë kjo ditë, dëshmi, se Lumni Lushaj nuk la pas vetëm kujtim. Ai la rrugë. La shembull. La testament, për brezat që vijnë.

Në emër të të gjithë bashkëluftëtarëve, bashkëveprimtarëve dhe miqve të tij të idealit, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij të dashur – vëllezërve, fëmijëve, bashkëshortes dhe gjithë familjes Lushaj të Gjonajt të Hasit të Prizrenit.
Ngushëllime të thella edhe për miqtë tanë të përbashkët, Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin, me të cilët Lumi nuk u nda as në luftë, as në paqe.

Ngushëllime të veçanta për të gjithë bashkëluftëtarët shqiptarë e kroatë të luftës së Kroacisë e Kosovës, të cilët e njohën karakterin e tij në rrethana ku vërtet testohet njeriu.
Ngushëllim të veçantë për mikun tonë z. Nezir Çoça, të cilin Zoti e fali në këtë aksident. Lutemi për shërimin e tij të shpejtë.

Sot, Garda e Forcave të Sigurisë së Kosovës i jep nderim njërit prej bijve më të denjë të këtij vendi.
Dhe kjo është e drejtë.
Sepse nderimi nga shteti iu takon burrave që jetuan me nder – si patriot të shteti, që luftuan me nder, dhe që u ndanë nga jeta si burra të vërtetë

Miku mund të ndahet, por vëllai i armës mbetet me ne përgjithmonë.
Lumi sot shkon në amshim, por rruga e tij mbetet dritë.
Vepra e tij mbetet gur themeli.
Emri i tij mbetet zotim për ne që mbetëm pas.

Lavdi jetës, lavdi veprës dhe lavdi rrugës së Lumni Lushajt!
Qoftë i paharruar përjetë!

🇭🇷 GOVOR U POSLJEDNJIM TRENUTCIMA ZA LUMIJA
18.11.2025 – Gjonaj, Has

Poštovana obitelji Lushaj, poštovana braćo i sestre, suborci, suradnici, prijatelji ideala i puta slobode,

Danas, pred beživotnim tijelom našeg brata po oružju, Lumni Lushaja, teško je pronaći riječ koja može nositi težinu boli.
Ali mi smo ovdje da učinimo više od toga da oplakujemo jednog dobrog čovjeka.
Ovdje smo da odamo počast jednom životu koji se nikada nije iscrpio – u besi, u čojstvu i u idealu.

Postoje izreke koje prijateljstvo definiraju kao “bratstvo koje ne povezuje krv, nego besa.”
Neki kažu da je “pravi prijatelj onaj koji hoda s tobom čak i kada ti se svijet okrene protiv.”
Drugi nas podsjećaju da “prijatelj ideala ne ostavlja čovjeka samog – ni u ratu, ni u miru, ni na svakodnevnom putu života.”
Danas, sve te izreke nisu samo riječi – one su tačan opis Lumni Lushaja.

Lumi je bio tihi čovjek koji je govorio djelima.
Čovjek malo riječi, a velikih djela.
Čovjek koji je bio veći od veličine svojih djela.
Onaj koji nije poznavao ni umor, ni povratak unatrag, ni kalkulacije kada je riječ bila o slobodi, državi i nacionalnom dostojanstvu.
Bio je čovjek koji je živio brzo, a umro mlad – ne zato što je volio brzinu, nego zato što su zadaće za narod i domovinu bile priče koje nisu mogle čekati.

Samo nekoliko sati prije nego što nas je tragično napustio, popili smo zajedno jutarnju kavu kod „Lisija“, planirajući da razgovor nastavimo u Prištini – o državi, o narodu, o poslu koji nikada nismo prekidali.
Njegov se čas iznenada prekinuo, ali ne i njegov životni zadatak – ostao nam u amanet: Rad za državu Kosovo ostaje njegov put, put koji smo zajedno ostavili nedovršen.

Od rata za slobodu Hrvatske, gdje se njegova albankost istaknula rame uz rame s hrvatskim borcima;
do rata za slobodu Kosova, gdje se bez oklijevanja svrstao u prvi red;
od bojišta rata do bojišta mira – izgradnje države, pravde i vrijednosti – Lumi je ostao isti: pravedan, čist, nepolomljiv.

On je bio brat po oružju u svakom smislu te riječi.
Postojan kao stijena.
Vjeran do posljednjeg daha.
Čovjek koji je dijelio rizik, ali i nadu.
Čovjek koji je znao da se sloboda osvaja – ali i da se mora graditi.

Neka ovaj dan bude svjedočanstvo da Lumni Lushaj nije ostavio samo uspomenu.
Ostavio je put. Ostavio je primjer. Ostavio je zavjet za generacije koje dolaze.

U ime svih suboraca, suradnika i njegovih prijatelja ideala, izražavam najiskreniju sućut njegovoj dragoj obitelji – braći, djeci, supruzi i cijeloj obitelji Lushaj iz Gjonaja u Hasi, općine Prizren.
Duboku sućut upućujem i našim zajedničkim prijateljima, Kadri Veseliju i Hashimu Thaçiju, s kojima Lumi nije bio razdvojen ni u ratu, ni u miru.

Posebnu sućut upućujem svim albanskim i hrvatskim suborcima iz ratova u Hrvatskoj i na Kosovu, koji su spoznali njegov karakter u okolnostima u kojima se čovjek uistinu testira.
Posebnu sućut upućujem našem prijatelju g. Neziru Čoçi, kojemu je Bog dao život u ovoj nesreći. Molimo se za njegov brzi oporavak.

Danas Garda Kosovskih sigurnosnih snaga odaje počast jednom od najdostojnijih sinova ove zemlje.
I to je pravedno.
Jer počast države pripada muškarcima koji su živjeli časno – kao patrioti države, koji su se borili časno i koji su iz života otišli kao istinski muškarci.

Prijatelj se može rastati, ali brat po oružju ostaje s nama zauvijek.
Lumi danas odlazi u vječnost, ali njegov put ostaje svjetlo.
Njegova djela ostaju kamen temeljac.
Njegovo ime ostaje zavjet za nas koji ostajemo.

Slava njegovom životu, slava njegovim djelima i slava njegovom putu!
Neka bude nezaboravan zauvijek!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ethem Çeku Kosova po kalon një periudhë ku sfidat…