FJALIMI I ALI AHMETIT NË HARAÇINË

17 maj 2025 | 09:21

Vëllezër e motra,
familje të dëshmorëve,
invalidë të luftës,
bashkëluftëtarë e bashkëveprimtarë, Kryetar i Komunës,
shefi i shtabit politik,
deputetë e këshilltarë komunal,
Haraçina është takimi i fundit në të gjitha lëvizjet që kemi patur në të gjitha hapësirat ku ka shtrirje BDI-ja, dhe ku militojnë dhe veprojnë mbi 34 mijë anëtarë.

Nga Struga në Likovë, nga Tetova në Prespë, Manastir e Çashkë. Gjithandej kemi bashkëbiseduar me njërëzit tanë, për përgatitjet që bëhen nga pala, për fat të keq, nga bashkëqyetarët tanë, dhe udhëheqësit e tyre politik, për një kundërvënje dhe zbrapsje të shqiptarëve nga rruga e tyre e vërtetë në drejtim të ndarjes së përgjegjësive dhe marrjes së përgjegjësive mbi drejtimin e shtetit. Që ua garanton Kushtetuta dhe kushtetutë e fituar me luftë, me gjak e sakrificë.
Pa na shkuar fare mendja se dikujt i pengon pse shqiptarët bëhen zot në shtëpi të vet, dhe kanë filluar shqetësimet se këta po na e marrin shtetin, po ju ik shteti.
Po ne shtetin nuk kemi ku e çojmë. Ne drejtojmë atë që na takon. Shqiptarët janë mbi 30% dhe jetojnë në kontinuitet, në tokat e veta. Bëhen bashkë politikanë, pavarësisht ngjyrave, e majtë e djathtë, po na ik shteti.
Muleni burra, mbledhim edhe oligarkët.
Të gjitha këto nuk i bëjnë mirë shëndetit të këtij shteti, bashkëjetesës.
Ta harrojnë, se ky shtet nuk mund të kthehet njëanshëm që të drejtohet vetëm nga një palë.
Mund të na hapin telashe dhe angazhime, dhe të na shpenzojnë energji më tepër sesa duhet, por le ta dijnë që energjitë tona as atomi nuk i ka, janë të pafundme, sepse kur prekin gjakun e të rënëve, ne nuk ka forcë që na ndal në mbrojtje të asaj lirie, barazie dhe ndryshimeve që kanë ndodhur në këto hapësira. Nuk ka forcë!
Por, në të mirë të shtetit është, të respektohen marrëdhëniet e mira ndëretnike, të respektohet marrëveshja paqësore e Ohrit, të respektohet Marrëveshja e Prespës, të respektohet Marrëveshja për fqinjësi të mirë, ashtu siç jemi anëtarë në NATO të jemi edhe në BE.
Me ekonomi të zhvilluar e të përparuar, me hapësira pa kufi.
Ne nuk kërkojmë as Shqipëri të madhe, as Serbi të madhe as Bullgari të madhe, ne kërkojmë Evropë të madhe, pa kufi siç i kanë hequr kufijtë Gjermania dhe Franca, Gjermania dhe Austria.
Deri dje në luftë, sot me një kryeqytet të përbashkët, Brukseli. Dhe ne kërkojmë, Ballkani Perëndimor ne paqe e stablitet, e pajtim përfundimtar dhe i bashkuar në Bruksel, pa kufi sepse kufijtë kanë qenë e keqja e madhe.
Edhe sot e këtë ditë shqiptarët paguajnë çmim.
Po ike në Kosovë duhet të presësh me orë të tëra, pse me prit, hapini or vëlla kufijtë, hiqni ato pengesa për njerëzit.
Ose në cilindo kufi që lëvizet, le të lëvizet lirshëm.
Po na qenkan se na ndjekin krimin këto, nuk shkon krimineli në kufi. Krimineli e banditi e hajduti kanë kufijtë e vet ata.
Dhe si luftohet krimi?
Krimi luftohet duke qenë në bashkëpunim të ngushtë shtetet mes vete, programet mes vete pëe ndjekje të krimit dhe korrupsionit.
Kështuqë, i gjithë aktiviteti, takimet, puna vërtetë ka rezultu me një sukses të jashtëzakonshëm, atë që e tha Bujari.
Po ik Arben Taravari.
Po dhjetëra e dhjetëra apele janë bë, mos rrini se bëheni bashkëfajtorë.
A e dini kush ka qenë motoja e partive të bashkëqytetarëve tanë, t’i nxjerrim në sipërfaqe “Shqiptarët e ndershëm”.
A e dini filozofi e kujt është “Shqiptarët e ndershëm”, me ata duhet të qeveriset, e Millosheviçit.
A e dini sa investim bëhet këtu për t’i përça shqiptarët, shumë investim i madh.
Dhe kjo s’duhet lejuar nga shqiptarët.
Sa më unik, aq më të fortë!
Sepse jemi në hakun tonë, në të drejtën tonë.
Pse t’i pengojë politikanët maqedonas, avansimi, përgatitja, profesionalizmi, i ekipeve, i kuadrove shqiptare, pse t’i pengojë?
Mua më gëzon nëse një maqedonas është i suksesshëm, qoftë në fushën e mjekësisë, të astronomisë, fizikës, sepse ia shohin hajrin të gjithë.
Edhe kjo temë ka qenë, si mund shqiptarët për 20 vjet të na tejkalojnë neve që 80 vjet shtet kemi pasur.
Sepse na i kanë shfrytëzuar benificionet e shtetformësisë, dhe hajde tani t’i tkurim, t’i shtrydhim dhe të nxjerrim në sipërfaqe shqiptarët e ndershëm.
Unë nuk dua t’i shoh shqiptarët e mi në anën ku filozofia është ndërtuar nga armiku i shqiptarëve, Millosheviçi.
Le të ikin, le ta braktisin, ashtu siç e braktisi Arben Taravari.
Sepse, përndryshe ne i japim hapësirë e mundësi të tjerëve që neve të na bëjnë argat duke qenë zotni në shtëpi tonë, të na shndërrojnë në hyzmeqarë, a e lejojnë këtë shqiptarët?
Jo, këtë shqiptarët nuk e lejojnë, dhe ata këtë ëndërr mos ta shohin.
Kjo nuk ndodh te shqiptarët me tre universitete.
Universiteti i Tetovës, Universiteti Nënë Tereza në Shkup dhe Universiteti i Evropës Juglindore që është mbi 50% me financim të shtetit.
Po, dikur kanë mund të luajnë kur shqiptarët i kanë mbajt të okupuar, të shtypur, të frikësuar, të dëbuar, të burgosur, të sakatosur, por ama e gjithë kjo kulmoi me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, duke thënë që ne jemi bijtë e atyre që ju i keni burgos, i keni vra, familjet e tyre, që i keni masakru, dhe tash kohërat kanë ndryshu.
Tash kohërat kanë ndryshu.
Ne nuk duam të bëhet keq në vendin tonë.
Ne nuk duam historinë ta kthejmë pas.
Ne gjërat duam t’i çojmë përpara. Vendi jonë zero problem me fqinjët, në respektim të Marrëveshjeve ndërkombëtare, vendi jonë në respektim të të drejtave të bashkëqytetarëve e bashkëkombasve.
Ne nuk na pengon asnjë avansim, qoftë i gjuhës maqedonase, kulturës, i shtetformësisë.
Ne hisen tonë nuk e japim.
Kemi qenë dhe mbetemi dalëzotës.
Sa i takon çështjeve, propagandave që bëhen, sot ik një, nesër ikën dy, sot ik ai, nesër ai.
Mos ia vendosni veshin kësaj pune. Po ua përshkruar në mënyrë kanunore.
Një bari bërtet nga mali se i ka rënë ujku te kopeja, dhe fshatarët ngriten me vrap e shkojnë andej, kur shkojnë nuk ka ujk.
Edhe njëherë u bën alarm fshatarëve se i ka rënë ujku në kope, fshatarët edhe njëherë shkojnë ta ndihmojnë, përsëri ka gënjy bariu.
Edhe njëherë për së treti shkojnë t’ia shpetojnë kopenë.
Për së katërti kur i ka thirr, asnjë nga fshatarët nuk i shkoi në ndihmë, mirpo me të vërtetë ujku i kishte rënë.
Edhe tash, kush ik e ha ujku. Prandaj, nuk është situtatë që dikush të braktis rezistencën kombëtare dhe të shkojë ta haje ujku, edhe arusha e zezë.
Kështuqë, asnjë i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm, në këtë situatë.
Ne kërkojmë solidaritet, ne kërkojmë t’i dalim zot të gjithë çështjes bashkë.
Dhe përfitoj nga rasti sepse është edhe vendi ku duhet këtë porosi ta marrë Kristian Mickoski.
Kristian Mickoski është kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ai përfaqëson të gjithë qytetarët, sepse e ka fitu legjitimitetin.
Ne nuk ia kontestojmë atij legjitimitetin.
Ne atë e thirrim nga ky takim i Haraçinës të dal publikisht të ju shpjegojë qytetarëve shqiptarë pse e ndryshon ligjin e gjuhës, pse po e ndryshon Marrëveshjen paqësore të Ohrit, pse e rrezikon paqen, stabilitetin dhe sigurinë e vendit. Edhe vendi ma i miri, ma i përshatatshmi, kjo porosi sonte t’i shkojë nga Haraçina Kristian Mickoskit për shpjegime.
Ai t’u jap shqiptarëve pse e ndryshon ligjin e gjuhës, pse e ndryshon Marrëveshjen paqësore të Ohrit.
Ne duam paqen, ne duam stabilitetin, ne duam ardhmërinë. Ata të cilët i bëjnë hyzmet së keqes, me ne nuk mund të kenë partneritet. Ata që luajnë me sigurinë dhe ardhmërinë, me ne nuk mund të kenë partneritet.
Partneritet me ne kanë të gjithë ata forca që duan paqen, stabilitetin, ardhmërinë, duan anëtarësimin e vendit në BE.
Zero probleme me fqinjët, bujrum partneritet bashkëpunojmë.
Për ta kthy vendin pas, partner me ne nuk mund të jetë askush.
Rrofshi e qofshi e qofshi ju, rrofshin të gjithë popujt liridashës.

Ali Ahmeti,
Haraçinë, 16 Maj 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Slloveni ditën e…