FJALIMI I ALI AHMETIT NË PRISHTINË

07 gusht 2025 | 21:31

UÇK, UÇK, UÇK
Të nderuar demonstrues,
Të dashur organizator të kësaj proteste për drejtësi,
Shoqata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve,
Shoqata e Invalidëve të Luftës,
Shoqëria “Lëvizja”,
Shoqata e të Burgosurve Politikë,
Familje të dëshmorëve,
Të plagosur të lirisë,
Mbase sot, pas sa vitesh, trupi morrnicë më shkonte, rrugës kah vija, djem e vajza, mu si në vitet, kur në Kosovë, ushtroheshte dhunë dhe i tërë populli organizoheshte, kunder rregjimit barbarë.

Shqiptarët nga të gjitha anët, nga Struga, Kërçova, Gostivari, Tetova, Shkupi e Kumanova, sot vërshonin rrugët drejtë pjesmarrjes në këtë protestë për drejtësi. Kombi ynë, historikisht ka qenë i bashkuar, si një trup i vetëm, kur ne, na është rrezikuar identiteti dhe dinjiteti. Prandaj sot, si një trup, jemi këtu, për të kërkuar liri për çlirimtarët, që po trajtohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale. Kemi dale sot për të kërkuar të drejtën tonë.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të drejtë, luftë për liri, luftë për çlirim nga pushtimi.
Që nga viti 1994, kur filloi të komunikojë veprimet e saj, ajo ka qenë e qartë për qëllimin e saj çlirimtar.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës i është përmbajtur ligjeve ndërkombëtare të luftës, përfshirë Konventën e Gjenevës të vitit 1949. Ajo asnjëherë nuk është marrë me të pafajshmit. Asnjëherë nuk ka vrarë civilë, gra, fëmijë apo pleq.

Ajo ka qenë e qartë në deklarimet e saj dhe në mënyrë të përsëritur ka sqaruar se lufta e saj ishte vetëm e vetëm për çlirimi.

UÇK, UÇK, UÇK

Ka sqaruar se lufta e saj nuk është luftë kundër asnjë populli.
Kundër asnjë etnie në Kosovë.
Nuk ështe luftë fetare dhe nuk është luftë terroriste. Kjo luftë e drejtë e çoi Kosovën drejt fitores së lirisë dhe pavarësisë, dhe ndikoi në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe udhëheqësit e saj, sollën ndryshime pozitive gjeostrategjike, duke e sjellë Perëndimin, NATO-n, Amerikën dhe Europën në Ballkan, pas rënies së Millosheviqit.

NATO, NATO, NATO, NATO.

Ky ndryshim solli stabilitet, bashkëpunim rajonal dhe perspektivë pro-perëndimit. Dhe këtë e bëjnë pikërisht këta liderë që sot mbahen padrejtësisht prapa grilave në Hagë.

Tani në rajonin tonë me disa liderë të rinjë më së shumti mungon stabiliteti, bashkëpunimi, solidariteti dhe qartësia pro-perendimore.

Kush i mban mbyllur këta kontribues stabiliteti, punon kundër stabilitetit tonë e të vetë perëndimit në Ballkan. Gjatë luftërave, e pas tyre, e deri më sot, e si duket, për fat të keq, asnjëherë Serbia dhe zyrtarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë pajtuar me të drejtat e shqiptarëve.

Prandaj, Serbia, me përkrahësit e saj, ka bërë dhe po bën gjithçka për zhbërjen e Pavarësisë së Kosovës, përmes Gjykatës Speciale të Hagës, ajo po përpiqet të përmbysë çdo të arritur në Kosovë.

Gjykata u formua si u formua, u votua si u votua, nga deputetë të Kuvendit të Kosovës.

U bë si u bë, ishte si ishte.

Por edhe ashtu siç u krijua, ajo nuk po e respekton të drejtën për një gjykim të paanshëm, të drejtë dhe brenda një afati të arsyeshëm.

Kanë kaluar 5 vite, dhe të paraburgosurit ende mbahen të mbyllur.

Vendimi i 16 korrikut për rrëzimin e mocionit të mbrojtjes nga Gjykata Speciale është dëshmi e një logjike të përmbysur të drejtësisë, ku vija ndarëse mes çlirimitarit dhe agresionit zbehet qëllimisht, ndërsa përpjekja e një populli për liri vihet nën dyshim me mjete juridike.

Ky model i drejtësisë selektive nuk sjell drejtësi universale, por prodhon një narrativë të rremë, që zhvendos fajin nga pushtuesit te çlirimtarët.

Gjykata Speciale, në vend që t’i shërbejë të drejtës, ajo i ka shërbyer paragjykimit.

Madje duke hetuar dhe gjykuar padrejtësisht vetëm një palë.

Ajo ka përjashtuar sistematikisht dhunën shtetërore serbe, e që është burim i gjenocidit dhe krimeve të luftës që Serbia bëri në Kosovë.

Për më tepër, ajo bashkëpunon me strukturat shtetërore të Serbisë okupatore, duke pranuar si “prova akuze” materialet që ofrojnë, ata që kanë kryer krime.

UÇK, UÇK, UÇK,

Kërkojmë që përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që janë në Këshillin e Europës, të kërkojnë rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Europës së vitit 2011, sepse deri më tash është vërtetuar nga shumë drejtime, se kurrë nuk ka ndodhur trafikim i organeve njerëzore nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, mbi të cilën të pavërtetë, është kërkuar me pa të drejtë formimi i Gjykatës Speciale.
Duke patur parasyshë, këto shpifje monstruoze, idioteske, të klikave të ndryshme udbeske, se gjoja se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka bërë trafikim të organeve,
Përpara së vërtetës dështuan, që të gjithë antishqiptarët, që përgaditën një dosje të verdhë, për të kompromituar historinë më të lavdishme të shqiptarëve, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

UÇK, UÇK, UÇK

Populli shqiptar nuk pranon që historia e tij të shkruhet nga të huajt, me gjithë respektin për ta.

Aq më pak nga një Gjykatë që s’është kompetente për këtë dhe që i ka humbur integriteti.
Siç thoshte Ukshin Hoti: “Historinë e shkruajmë vetë. Të huajt duhet ta njohin atë.”

Rroftë vepra dhe shembulli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Rroftë populli shqiptar!
Liri për çlirimtarët!

Ali Ahmeti,
Prishtinë, 7 Korrik 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK’së për kryetar të komunës së Skenderajt, Sami…