Fjalimi kundër UÇK-së i Igor Popoviq në Kosovë, veteranët e UÇK-së: Tentativë për provokim dhe propagandë antikombëtare

18 korrik 2025 | 23:15

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), bashkë me Shoqatën e Invalidëve të Luftës dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, ka reaguar ashpër pas pranisë në Kosovë të Igor Popoviq, i cili është ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë’’ në Serbi, të njohur për qëndrimet e tij ofenduese ndaj UÇK-së dhe luftës çlirimtare të Kosovës.

Në reagimin e tyre, veteranët e UÇK-së e kanë cilësuar këtë si “mentalitet të vartësve të Millosheviqit”, duke theksuar se presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si ish-ministër i regjimit të atëhershëm, vazhdon të përfaqësojë të njëjtën qasje politike.

“Çdo tentativë për të provokuar, për të njollosur UÇK-në dhe për të përdorur territorin e Kosovës për propagandë antikombëtare është e papranueshme dhe duhet ndalur me vendosmëri,” thuhet në deklaratë.

Organizatat që përfaqësojnë kategoritë e dala nga lufta theksojnë se nuk do të qëndrojnë të heshtura përballë fyerjeve që cenojnë sakrificën për liri dhe gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës.

Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Serbi është arrestuar sot në Kosovës, pasi kishte mbajtur një fjalim fyes kundër UÇK-së duke e quajtur terroriste.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Petrit Lladrovci, në emisionin “Ora Shtatë”, foli rreth rregullave…