Fjolla Morina dënohet me 6 vite burg

25 mars 2021 | 11:24

Këngëtarja e njohur nga Kosova është dënuar nga gjykata e Kukësit me 6 vite burg për trafikim armësh, raporton abc.news.

Avokatja e këngëtares Aurora Guska, është shprehur se vendimi i gjykatës do të ankimohet. Guska u shpreh se Fjolla ka pasur në çantë vetëm një armë, edhe atë aksidentalisht.

Vendimin e gjykatës do ta ankimojmë. Ka pasur vetëm një armë, e ka pasur pa dashje, aksidentalisht në çantën e saj,” u shpreh avokatja e saj.

Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua pasi u kap me dy pistoleta në çantë gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë nga dogana e Morinës, e shoqëruar nga shoferi dhe biznesmeni Fisnik Syla me të cilin u martua pak ditë më parë.

Gjykata e Kukësit dha masën e arrestit në shtëpi, dhe këngëtarja mori me qira një banesë në Kukës, ku do të duhej të qëndronte të paktën deri në seancën e radhës.

Momentalisht ajo gjendet në arrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka kërkuar kryeministrit…