“Flaka e Dijes”

07 mars 2026 | 14:36

Shkruan nxënësja: Olta Fazliu

Kur agimi përshkon qiellin dhe fëmijët zgjojnë sytë plot ëndrra, një dritë e heshtur u shfaq mbi rrugët e tyre. Kjo dritë nuk shuhët, ajo nuk përket kohës së zakonshme  ajo mban emrin mësues. 7 Marsi nuk është thjesht një datë është simbol i përjetshëm i flakës që udhëheq shpirtin, një fener që thyhet mbi errësirën e dyshimeve dhe përhap dritën e dijes mbi çdo brez.

Mësuesi është arkitekt i shpirtit, një skulptor i padukshëm që gdhend botën me dorën e tij të mençur.

Çdo fjali e thënë është një gur që ndërton urën mbi lumën e harresës, çdo buzëqeshje e dhënë me durim është një yll që ndizet në qiellin e mendjes së fëmijëve. Ai është pemë që mbetet gjallë edhe kur stuhitë e jetës përplasen mbi degët e saj është burim i pastër uji për të eturit për dije, një flutur që shpërndan ngrohtësinë e shpresës dhe besimit në çdo zemër që kërkon të kuptojë botën.

Edhe në kohë lufte, kur errësira përpiqej të mbyste çdo dritë, arsimtari nuk dorëzohej. Ai mbante betimin si një mburojë të padukshme, duke u bërë mbrojtës i paqes së mendjes dhe i lirisë së shpirtit. Çdo mësim i dhënë ishte më shumë se njohuri ishte udhëtim shpirtëror, një rrugë ku secila fjalë ngjitej në zemrën e nxënësve dhe lulëzonte si një lule e bukur në stinën e rritjes së tyre.

Mësuesi është këndim pa nota, një poezi që nuk kërkon skenë, një art që jeton përtej kohës. Ai di të dëgjojë heshtjen, të kuptojë pyetjet e padukshme dhe të mbajë secilin nxënës të sigurt në rrugën e të mësuarit. Në çdo laps, çdo fletë të shkruar, ai lë pjesën më të çmuar të shpirtit të tij një pjesë që nuk shuhet kurrë.

7 Marsi është një mirënjohje e gjallë, një përkujtim i flakës që ndriçon edhe kur bota duket e ftohtë dhe e zymtë. Ai na mëson se dija nuk është vetëm fjalë është një dhuratë shpirtërore, një çelës që hap dyert e së ardhmes, dhe ata që e japin këtë dhuratë me shpirt janë më të pasurit e vërtetë të botës.

Kur dielli perëndon mbi horizontin e ditës, kujtesa jonë për mësuesit bëhet këngë e përjetshme, një varg që nuk shuhet, një flakë që nuk fiket. Ata nuk jetojnë vetëm në kohën e klasës ata jetojnë në çdo mendim të zgjuar, në çdo ëndërr të guximshme, në çdo zemër që kërkon dritën e dijes. 7 Marsi nuk është vetëm ditë e kujtesës është një festë e shpirtit që nuk dorëzohet kurrë, një kujtesë se dija është flaka më e fuqishme që njeriu mund të trashëgojë.

Kështu, ndërsa era sjell erë të re dhe librat hapen në duart e rinisë, flaka e mësuesve ndriçon pa pushim, duke krijuar një rrugë të artë drejt së ardhmes, një rrugë ku çdo hap, çdo fjalë dhe çdo ëndërr që lind është një pjesë e pavdekshme e tyre.

Dhe mes të gjitha figurave të dijes, ka një lloj mësuesi që nuk harrohet kurrë ai që ngre shpirtin kur zbehet shpresa, ai që hesht pas buzëqeshjes së nxënësit kur kupton diçka të re, ai që ngre flakën e vullnetit për të mësuar edhe kur lodhja dhe dyshimi e mbulojnë mendjen. Ky është mësuesi që bën që çdo librë të hapet me ëndje, çdo sfidë të duket e mundur dhe çdo pengesë të kthehet në urë drejt dijeve të reja. Ai është artizanë i besimit në vetvete, shpirti i guximshëm që ndez zemrat e nxënësve dhe u tregon se asgjë nuk është e paarritshme.

E ndërsa brezat lindin dhe rriten, flaka e mësuesit mbetet e papërkulur, duke ndriçuar gjithmonë rrugën e shpirtit drejt së ardhmes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan nxënësja: Olta Fazliu Ka vende që krijohen në tavolina,…