Flakët përfshijnë objektin e kompanisë “Comodita” në Gjakovë

08 janar 2026 | 17:12

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme objektin e kompanisë “Comodita” në Gjakovë. Flakët kanë kapluar ndërtesën gjigante që ndodhet në lagjen “Piskota”, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët e zonës.

Siç shihet edhe në fotografitë dhe videot e dërguara nga lexuesit në Epoka e Re, zjarri ka përmasa të mëdha, ndërsa tymi dhe flaka është vërejtur nga distanca të largëta.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare lidhur me shkakun e zjarrit apo për dëmet materiale të shkaktuara në këtë kompani. Po ashtu, nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Institucionet përkatëse pritet të dalin me detaje shtesë pasi situata të vihet nën kontroll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Klinës ka njoftuar se do të shpërndahen 350…