Flakron Shala viziton babanë në Hagë, Haxhi Shalën: Babi, lufta jote është krenaria jonë

20 gusht 2025 | 16:21

Flakron Shala ka vizituar të mërkurën babanë e vet në Hagë, Haxhi Shalën.

Ai përmes një njoftimi në “Facebook”, ka shkruar se edhe në momentet më të vështira, forca dhe qëndrueshmëria e tij i kujtojnë se dinjiteti, e vërteta dhe sakrifica nuk shuhen kurrë.

“Sot isha në vizitë te babi, në Hagë. Edhe në momentet më të vështira, forca dhe qëndrueshmëria e tij më kujtojnë se dinjiteti, e vërteta dhe sakrifica nuk shuhen kurrë. Qëndrojmë të palëkundur, pavarësisht mureve që na ndajnë. Babi, qëndro i fortë. Lufta jote është krenaria jonë, kuraja jote është udhërrëfyesi ynë”, ka shkruar Flakroni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Trajnerëve të Futbollit në Itali, AIAC, ka kërkuar…