Flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë në Empire State Building (Video)

10 shkurt 2018 | 13:43

Lojërat Olimpike Dimërore kanë filluar me 9 shkurt, në “Pyeongchang” të Koresë së Jugut.

Por njujorkezët kanë shijuar një pjesë të këtyre Lojërave kur Empire State Building shfaqi flamujt e shteteve pjesëmarrëse, me lëshimin e ngjyrave në majën e ndërtesës.

Ndërtesa më e lartë në New York është përkujdesur që të shfaqë edhe flamujt e Kosovës e Shqipërisë, si shtete pjesëmarrëse të Lojërave Olimpike Dimërore.

Pas Lojërave Olimpike Verore në vitin 2016 Rio të Brazilit, Kosova sot për herë të parë merr pjesë edhe në Lojërat Olimpike Dimërore, me sportistin e vetëm, Albin Tahirin, i cili do të garojë në skijim, derisa Shqipëria do të përfaqësohet nga Erjon Tol dhe Suela Mehilli.

Duhet përmendur se Kosova, bashkë me Ekuadorin, Eritrenë, Malajzinë, Nigerinë dhe Singaporin janë vendet që do të debutojnë në Lojërat Olimpike Dimërore, që do të mbahen në Pyeongchang të Koresë e Jugut. /Telegrafi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka nevojë për një qeverisje të drejtë, kështu u…