Flamur Abdullahu zgjidhet kryetar i RDK-së, në Podujevë, Isak Shabani: Rinia nuk do të jenë dekor, por pjesë reale e ndryshimit që po ndërtojmë bashkë

23 qershor 2025 | 13:32

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë që udhëhiqet nga kryetari, Isak Shabani, ka vazhduar me përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 12 tetor të këtij viti. Kryetari Shabani dhe kryesia e degës, kanë bërë ristrukturimin e Degës së Rinisë Demokratike ku edhe kanë zgjedhur në një konkurrencë të fortë, studentin Flamur Abdullahu kryetar të RDK-së për Podujevë. Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie të lëshuar nga dega e PDK-së në Podujevë.

Njoftimi i plotë:

Ristrukturimi i Degës së Rinisë Demokratike në Podujevë – Të rinjtë treguan gatishmëri për përfaqësim dhe mbështetje të qartë politike.

Në një takim të mbajtur sot me të rinjtë e Podujevës, u bë ristrukturimi i Degës së Rinisë Demokratike në Podujevë. Me konsensus të plotë, për kryetar u zgjodh Flamur Abdullahu, student, një aktivist i përkushtuar, me ide konkrete për fuqizimin e rinisë dhe zhvillimin e komunës. Gjatë takimit Kryetari i Degës së PDK-së në Pudujevë z. Isak Shabani u zotua për përkrahje të pakursyer ndaj të rinjve, duke ofruar mundësinë që ata të jenë pjesë aktive e listës zgjedhore për Kuvendin Komunal, dhe nesër – përfaqësues legjitimë të brezit të ri në vendimmarrje. Shabani theksoj se nuk ka zhvillim pa përfshirje të rinjsh. Ata nuk do të jenë dekor, por pjesë reale e ndryshimit që po ndërtojmë bashkë.

Faleminderim i veçantë për të gjithë të rinjtë që dhanë një mesazh të qartë:

Rinia ka zgjidhje, rinia ka drejtim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Era Istrefi dhe Ledri Vula po korrin sukses të jashtëzakonshëm…