
Flamuri amerikan ulet në gjysmështizë në Prishtinë për të nderuar ushtarin që vdiq më 4 korrik
09 korrik 2020
| 12:17
Flamuri amerikan është ulur në gjysmështizë në Prishtinë, për të nderuar ushtarin Alexander Blake Klass, i cili vdiq më 4 korrik. Këtë ngjarje e ka organizuar shoqata “Miqtë e Amerikës”.
Klass ka vdekur në një incident joluftarak, teksa po shërbente në Kampin në Novosellë të Kosovës.
Në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, të njohur si KFOR, janë të angazhuar 460 ushtarë amerikanë, nga 4 000 trupa sa janë në total.