Flamuri, bashkimi kombëtar dhe pavarësia e Kosovës, Gashi i LDK-së  ia numëron Kurtit ndryshimin e qëndrimeve

13 shkurt 2023 | 14:30

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ia ka rikujtuar ndryshimin e qëndrimeve kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Gashi ia ka përmendur Kurtit ndryshimet e qëndrimeve për flamurin e Kosovës, bashkimin kombëtar dhe pavarësinë.

“Nga marrëveshjet finale të prezantuar nga vetë presidentët amerikanë me njohje reciproke, ju kontribuuat që të dalim në një proces të rinegociuar që s’ka njohje as në qendër e as në periferi. Ju ishit kundër planit të Ahtisaarit. Sot po e merrni si shembull të suksesit. Kishit thënë se pavarësia nuk do të bëhet kurrë, Kosova shpalli pavarësinë dhe atë në koordinim me miqtë e saj. E keqpërdorët flamurin kombëtar, dhe e ofenduar flamurin shtetëror. Vetëm për diçka je konsistent: në përplasjet e vazhdueshme me miqtë ndërkombëtar”, ka thënë Gashi.

Më tutje, ai është ndalë edhe të ndryshimet që sipas tij, Kurti ka pasur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

“Pas 2 vjetësh, kryeministri vjen për të folur se çka ka ndodhur. Shohim një kryeministër ndryshe, sepse në fillimet e veta tha jo negociata vetëvendosje. Sot po negocion tinëz. Tha se procesi duhet të jetë transparent. U deshën 2 vjet që ai të vjen në Kuvend për të diskutuar për këto tema. Tha jo dialog, por dialog me parime. Por, tha se këto parime janë që nuk mund të bisedohet me Serbinë pa u kthyer të pagjeturit, pa u paguar dëmet e luftës, pa kërkuar falje, pa e njohur Kosovën. Ka dy vite që bisedon me Serbinë. Tha se do të dialogojmë vetëm me serbët e Kosovës, sot dialogun me Serbinë pa asnjë parim”, është shprehur Gashi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur në Kuvendin e…