Flamuri i UÇK-së ngrihet në Universiteti i Prishtinës, në mbështetje të liderëve që po gjykohen në Hagë

13 shkurt 2026 | 11:11

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës kaorganizuar një aksion simbolik duke ngritur flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) pranë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, me rastin e 56-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.

Po ashtu, ky veprimi simbolik shënon mbështetjen e studentëve për liderët e UÇK-së që aktualisht po përballen me procese gjyqësore në Hagë, ku gjatë kësaj jave është duke u zhvilluar faza e fjalëve përfundimtare në këtë rast.

Pas aktiviteteve pranë Rektoratit, studentët do të vazhdojnë me një aktivitet para Zyrave të Bashkimit Evropian, ku do të paraqesin një qëndrim publik lidhur me proceset gjyqësore në Hagë dhe rëndësinë e mbrojtjes së drejtësisë për liderët e UÇK-së. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Rexhep Selimit, Eric Tully, ka deklaruar se pas…