Flamuri kombëtar vendoset para ndërtesës së Kuvendit dhe Presidencës

27 nëntor 2020 | 21:54

Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe para zyrës se Presidentit, është vendosur flamuri kombëtar shqiptar, krahas atij shtetëror të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, përmes disa fotografive që ka postuar në “Facebook”.

“Për nder të Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit, para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe para zyrës se Presidentit të Republikës, është vendosur flamuri kombëtar shqiptar, krahas atij shtetëror të Republikës së Kosovës”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjinekologu Afrim Muhaxhiri ka folur për Covid-19 dhe shtatzënat. Thotë…