Flamurtari emëron Lecin trajner të juniorëve

28 shtator 2022 | 16:36

Liridon Leci që një vit është pjesë e Flamurtarit të Prishtinës. Ish-mbrojtësi i njohur është në rolin e ndihmëstrajnerit tek ekipi i parë, por tani ka marrë një pozitë tjetër në klub. Kryeqytetasit i kanë besuar edhe rolin e trajnerit të parë në skuadrën e juniorëve.

Tani Leci do t’i mbajë dy pozitat në klubin kryeqytetas, ndihmëstrajner në ekipin e parë dhe trajner kryesor te juniorët.

“Klubi ka vendosur që krahas punës në ekipin e parë si ndihmës, ta marrë edhe drejtimin e Juniorëve, një mundësi e mirë për ta avancuar klubin dhe talentët e rinj. Falënderoj klubin për besimin dhe shpresoj ta bëjmë më të mirën!”, ka thënë Leci për faqen zyrtare të klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Rusi…