Flet gruaja e kreut të zhdukur të INTERPOL-it, s’është e sigurt nëse ai është ende gjallë

19 tetor 2018 | 21:44

Meng Hongwei fillimisht u zhduk. Pas një pritjeje me shqetësim Kina njoftoi, se presidenti i organizatës ndërkombëtare të policisë, INTERPOL, është marrë atje në pyetje. Më pas ai dha dorëheqjen e më tej nuk dihet.

Grace Meng, gruaja e ish-presidentit të Interpolit Meng Hongwei, ka pranuar të flasë vetëm duke i kthyer shpinën kamerës.

Ajo është e frikësuar për jetën e bashkëshortit dhe për sigurinë e saj. Në një intervistë me BBC-në Grace Meng, thotë, se sipas saj në këtë rast kemi të bëjmë me “përndjekje politike”. Është e pasigurt, nëse burri i saj ende jeton. Fëmijëve ajo u thotë, që babai ndodhet në një “udhëtim të gjatë me shërbim”.

Mengs Frau shton, që atë e kanë kërcënuar në telefon. “Ata janë të mizorë. Ata janë të fëlliqur”, shton ajo. Kina nuk “njeh kufij” gjatë përndjekjes ndaj kundërshtarëve. Nga frika për sigurinë e saj gjatë intervistës të zhvilluar në Francë Grace Meng shihej vetëm si sluetë. Është e rrallë që të afërm të funksionarëve të bllokuar të flasin në publik, transmeton “DW”.

Meng Hongwei në mes të shtatorit udhëtoi nga Franca në Kinë. Gruaja e tij pak pas kësaj e deklaroi atë të humbur. Në fillim të tetorit drejtësia kineze njoftoi, se po heton kundër Meng për shkak të “dyshimeve për shkelje ligjore”.

Pak pas kësaj deklarate Interpolit me seli në Lion të Francës iu dërgua një deklaratë, përmes së cilës Meng njoftonte dorëheqjen me “efekt të menjëhershëm dhe të parevokueshëm” si shef i autoritetit ndërkombëtar të policisë. Shkresa e printuar duhet të jetë përpiluar prej autoriteteve kineze.

Më pas u bë e ditur, se 64 vjeçari po hetohet për dyshime për korrupsion. Mend në Kinë ka mbuluar poste drejtuese përpara se më 2016 të vendosej në krye të Interpolit. Qeveria në Pekin prej disa kohësh po i kundërvihet ashpër korrupsionit. Vëzhguesit mendojnë, se përmes padive përkatëse zhvillohet edhe lufta për pushtet në radhët e kryesisë së shtetit. Nën presidentin Xi Jinping në Kindër ndërkohë janë zhdukur disa nënpunës të lartë shtetërorë. Shpesh ata pas disa muajsh rishfaqen si të akuzuar për korrupsion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur të…