Flet Milazim Krasniqi: Kurti nuk ka opsion tjetër përpos që t’i japë LDK-së ato që kërkon

22 janar 2020 | 07:06

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi, në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ka folur për përpjekjet që po bëjnë Lëvizja Vetëvendosje (LV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për arritjen e një marrëveshje për ta formuar qeverinë. Ai thotë se Albin Kurti është në duart e Isa Mustafës dhe LDK-së.

Krasniqi ka thënë se lëvizjet e deritashme politike të Albin Kurtit dhe të partisë së tij nuk janë krejtësisht racionale. “Ndërsa tash që Albin Kurti është dekretuar si mandatar, hapësira për lojëra dhe presione i është kufizuar. Tash ai vetë është nën presion. Nëse LDK-ja nuk i përgjigjet pozitivisht, ai thjesht nuk mund të bëhet kryeministër. Kjo i bie saktë ashtu siç pati deklaruar Lutfi Haziri, që kandidatura e Kurtit kalon nëpër zyrat e LDK-së”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se Kurti dhe LV-ja tashmë nuk kanë asnjë opsion tjetër përpos që t’i japin LDK-së ato që i kërkon, ose ta humbin shansin që Kurti të bëhet kryeministër.

Profesori Krasniqi ka thënë se detyra e presidentit Hashim Thaçi është të gjejë mundësi që vendi të mos shkojë në zgjedhje të panevojshme, të cilat jo vetëm sekushtojnë shumë para, por edhe humbasin shumë kohë.“Pra, unë konsideroj se ka mundësi të formohet një qeveri edhe pa Kurtin e pa LV-në, por për këtë duhet që edhe LDK-ja t’i heqë vijat e kuqe naive që i ka vendosur pa pikë logjike politike”, është shprehur ai.

Krasniqi nuk e përjashton mundësinë e ndërhyrjes sëfaktorit ndërkombëtar, sidomos ShBA-së, për tëndihmuar në formimin e institucioneve të reja. “Më së miri do të ishte të arriheshin marrëveshjet pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar. Kjo do të shënonte njëfarë pjekurie të elitës sonë politike. Por, nëse nuk e kanë arritur atë pjekuri, më mirë është të na ndihmojnë ndërkombëtarët sesa të përfundojmë në kolaps dhe në anarki. Por cilët ndërkombëtarë? Personalisht mendoj se mund të ndihmojë vetëm administrata  e ShBA-, e cila është sponsorja jonë dhe vetëm ajo e ka një qartësi strategjike lidhur me Kosovën. Jo Sorosi e kampanja të ngjashëm me të, të cilët kanë projekte okulte ndaj Kosovës e shqiptarëve”, është shprehur ai.

Në rast se nuk do të ketë formim të qeverisë së re, Krasniqi parasheh trazira sociale. “Rreziku nga futja në kolaps tashmë është evident. Meqë në mars mbyllet qeveria, atëherë është e qartë se bllokohet i tërë sektori publik, por në atë rast bie edhe konsumi, pra dëmtohet rëndë edhe sektori privat. Përtej kësaj mund të ketë trazira sociale, të cilat, në një vend që nuk ka qeveri efektive, zor se mund të kontrollohen”, ka deklaruar Krasniqi.

Epoka e re”: Z. Krasniqi, tashmë presidenti ka dekretuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të ardhshëm. A besoni se brenda këtij 15 ditëshi z. Kurti do të mund të arrijë një marrëveshje me LDK-në për ta formuar qeverinë?

Krasniqi: Përgjigja është e vështirë nga lëvizjet e deritashme politike të Albin Kurtit dhe të partisë së tij nuk janë krejtësisht racionale. Loja e tij politike nëdrejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës është njëkombinim i presioneve, luftës speciale, propagandës dhe tentimit që të përçahet e të vihet para aktit të kryer.  Në fillim ishte një shpërthim triumfalizmi, në të cilin arriti ta tërhiqte edhe Vjosa Osmanin, me të cilin e shpalli si fakt të kryer bashkëqeverisjen, pa i marrë fare leje LDK-së. Pasi kjo nuk u realizua lehtë e shpejtë, LV-ja e filloi terrorin psikologjik, në rrjete sociale e media të tjera, kundër figurave kryesore të LDK-së, Isa Mustafës, Lutfi Hazirit e Agim Veliut. Denigrimi kishte elemente të gjuhës së urrejtjes, bullizmit dhe tëthirrjes për linçim. Pastaj komunikimi arbitrar eskaloi e një komunikim arrogant e të panatyrshëm të Kurtit me anën e video-mesazheve, të cilat kishin elemente tëpropagandës në favor të LV-së dhe të luftës speciale kundër LDK-së. Me këto taktika ai e ka përkeqësuar raportin me LDKnë deri në atë masë sa e ka shkrirëtërësisht entuziazmin naiv fillestar që ekzistonte te shumë njerëz në LDK, për koalicion me LV-në. Në këtëkuadër, LV-ja e ka dëmtuar rëndë edhe pozitën e Vjosa Osmanit, të cilën tentuan ta paraqesin si kukull të LV-së, madje duke propozuar që ajo të caktohej nga LDK-ja si kandidate për presidente. Ideja se mund t’ia caktosh një partie tjetër kuadrot për pozitat shtetërore është e padëgjuar në botën normale! Ndërsa tash që Albin Kurti është dekretuar si mandatar, hapësira për lojëra dhe presione i është kufizuar. Tash ai vetë është nën presion. Nëse LDK-ja nuk i përgjigjet pozitivisht, ai thjesht nuk mund të bëhet kryeministër. Kjo i bie saktë ashtu siç pati deklaruar Lutfi Haziri, që kandidatura e Kurtit kalon nëpër zyrat e LDK-së. Meqënuk ka opsion tjetër përveç koalicionit me LDKnë për shkak të vijave të kuqe që i ka vendosur irracionalisht, Kurti dhe LV-ja tashmë nuk kanë asnjë opsion tjetër përpos që t’i japin LDK-së ato që i kërkon, ose ta humbin shansin që Kurti të bëhet kryeministër. Definitivisht, Kurti është në duart e Isa Mustafës dhe tëLDK-së. Këtu ka ardhur me gabimet e veta, jo nga ndonjë taktikë tinëzare e LDK-së. Pra, nëse formohet qeveria, ajo do të ishte meritë e LDK-së, jo e Kurtit. Esencialisht, Kurti ka punuar kundër kandidaturës dhe zgjedhjes së vet për kryeministër. Prandaj, veprimet e tij nuk më duken krejt racionale dhe, si të atilla, nuk mund të parashikohen.

“Epoka e re”: Nëse LDK-ja refuzon bashkëpunimin me LV-në, a ka opsion tjetër që shmang zgjedhjet e reja?

Krasniqi: Në atë rast presidenti duhet të kërkojë njëkandidat që mund t’i sigurojë firmat e 61 deputetëve dhe ta dekretojë si mandatar të ri. Detyra e presidentit është të gjejë mundësi që vendi të mos shkojë nëzgjedhje të panevojshme, të cilat jo vetëm se kushtojnëshumë para, por edhe humbasin shumë kohë. Vendi tash sa muaj nuk ka qeveri efektive dhe nëse kjo vazhdon edhe disa muaj, vendi mund të kollapsojë. Kjo nuk do të duhej të lejohej për kapricet e askujt. Pra, unëkonsideroj se ka mundësi të formohet një qeveri edhe pa Kurtin e pa LV-në, por për këtë duhet që edhe LDK-ja t’i heqë vijat e kuqe naive që i ka vendosur pa pikëlogjike politike. Nuk ka logjikë dhe as moral tëqeverisë me Listën Serpska, ndërsa të shpallenilegjitime parti si PDK-ja, AAK-ja e Nisma. Atyre mund t’u bëhen kërkesa eksplicite, fjala vjen, lidhur metaksën, dialogun me Serbinë, luftën kundër korrupsionit, por nuk mund të shpallen ilegjitime. Ky ka qenë dhe është budallallëk, sepse kështu LDK-ja dhe LV-ja kanë bllokuar veten, po rrezikojnë ta bllokojnë edhe shtetin. Pra, nëse eliminohen vijat e kuqe, ka më shumë opsione për formimin e qeverisë sëre. Por, një qeveri pa Kurtin e pa LV-në duhet tëllogaritë në trazira të dhunshme, të cilat mund ta kollapsojnë shtetin dhe, ndoshta, edhe ta shpërbëjnë. Ky shtet është shumë i brishtë, i papërfuduar si projekt, i ekspozuar brutalisht ndaj projekteve armiqësore, për ç’arsye të gjithë aktorët politikë do të duhej të kishin kujdes dhe të mos ndërmerrnin veprime dëmtuese. Nëse ndërmarrin, mund të bëhen përgjegjës për kollapsimin e shtetit, në versionin më tragjik edhe për zhbërjen e tij.  

“Epoka e re”: Sa ka rrezik që Kosova të hyjë në krizë të thellë politike, sepse është e qartë që tre muaj jemi në bllokadë politike?

Krasniqi: Rreziku nga futja në kolaps tashmë ështëevident. Meqë në mars mbyllet qeveria, atëherë është e qartë se bllokohet i tërë sektori publik, por në atë rast bie edhe konsumi, pra dëmtohet rëndë edhe sektori privat. Përtej kësaj mund të ketë trazira sociale, të cilat,në një vend që nuk ka qeveri efektive, zor mund tëkontrollohen. Pra, në versionin më të keq, shteti mund të shpërbëhet, pikërisht ashtu siç edhe janë projeksionet e armiqve të Kosovës. Unë besoj se politikanët e lartëtë vendit tonë këtë gjë e dinë më mirë se unë. Prandaj, prej tyre pritet që të jenë më të kujdesshëm.

“Epoka e re”: A mendoni se angazhimi i faktorit ndërkombëtar do të mund t’i jepte shtytje formimit të institucioneve?

Krasniqi: Më së miri do të ishte të arriheshin marrëveshjet pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar. Kjo do të shënonte njëfarë pjekurie të elitës sonëpolitike. Por, nëse nuk e kanë arritur atë pjekuri, mëmirë është të na ndihmojnë ndërkombëtarët sesa tëpërfundojmë në kolaps dhe në anarki. Por cilët ndërkombëtarë? Personalisht mendoj se mund tëndihmojë vetëm administrata  e ShBA-, e cila është sponsorja jonë dhe vetëm ajo e kanë një qartësi strategjike lidhur me Kosovën. Jo Sorosi e kampanja të ngjashëm me të, të cilat kanë projekte okulte ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

“Epoka e re”: Kush fiton e kush humbet nëse vendi shkon në zgjedhje të reja?

Krasniqi: Nëse vendi shkon në zgjedhje humbetKosova dhe qytetarët e saj. Në atë rast do tëharxhoheshin shumë para e shumë energji, do tëashpërsohej lufta partiake, do të dobësohej kohezionisocial. Thënë thjesht, do të mund të dështonte shteti. Ndërsa fitues do të ishin vetëm armiqtë e Kosovës, ata që thonë se shqiptarët nuk janë të aftë të vetëqeverisen dhe ata që kanë plane për të zhvatur e shkërryerpasuritë nëntokësore të Kosovës, nëse Kosova bëhet shtet i dështuar. Ata, si duket, po e nxisin bllokimin politik dhe ata po presin dështimin, që të kalojnë nëaksion final zhbërës e shkërryes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pjesën e tanishme të dimrit, i cili filloi më…