Flet ministri izraelit i Mbrojtjes: Konfrontimi Iran-Izrael nuk ka përfunduar

14 prill 2024 | 13:15

Ministri i Mbrojtjes në Izrael, Yoav Gallant, ka thënë se konflikti me Iranin nuk ka përfunduar ende.

“Shteti i Izraelit u sulmua me qindra raketa dhe (mjete ajrore pa pilot  dhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) e penguan këtë sulm në një mënyrë mbresëlënëse”, ka thënë Gallant.

Ministri i Mbrojtjes ka thënë se Izraeli “duhet të jetë i përgatitur për çdo skenar”.

“Së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe partnerë shtesë, ne arritëm të mbronim territorin e shtetit të Izraelit.

“U shkaktuan shumë pak dëme – ky është rezultat i operacioneve mbresëlënëse të IDF”.

Të shtunën në mbrëmje, Netanyahu u është drejtuar qytetarëve të Izraelit, duke deklaruar se Izraeli është përgatitur për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani dhe është i gatshëm për “çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama reagoi pas sulmit të paprecedentë iranian ndaj…