Flet Skënder Zhitia, autor i librit që po përdoret nga prokurorët në Hagë

06 tetor 2020 | 23:39

Po e shfleton librin që atij i ngjall shumë kujtime. Vepra “Ushtria Çlirimtare e Kosovës – Zona Operative e Llapit” që për autor  ka historianin Skënder Zhitia, tash pritet të përdoret edhe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

E ky nën emocione të forta, tregon se pikërisht falë këtij shkrimi, ai arriti të marrë gradë  akademik në fushën e Historisë.

Më pas në vitin 2008, ai botoi dhe promovoi librin e tij në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Ndërsa pas më shumë se 1 dekade, segmente të caktuara të kësaj vepre duket se do t’i hyjnë në punë edhe dikujt tjetër.

Bëhet fjalë, për Prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar që po e ndjekin penalisht ish pjesëtarin e UÇK’së, Sali Mustafën.

Librin e përmendi avokati mbrojtës, Juljus Vone Bone.

Por autori i librit mohon se në këtë vepër ka diçka që inkriminon ushtarët e UÇK’së, shkruan express.

Zhitia thotë se për këtë libër ishin në dijeni nga ushtari i thjeshtë e deri tek komandantët e Zonës Operative të Llapit.

Madje sipas tij kjo mund të cilësohet si vepër e përbashkët e gjithë atyre.

Me 27 Gusht të këtij viti, vetë autori i këtij libri Skënder Zhitia është  intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpërthimi që gjatë gushtit bëri rrafsh me tokë pjesë të…