Flet vajza e spiunit rus që u helmua me agjent nervor (Video)

23 maj 2018 | 22:50

Vajza e një spiuni rus, e cila u helmua me një agjent nervor vdekjeprurës, ka folur për herë të parë që nga sulmi duke e quajtur atë një “vrasje në tentativë”.

Yulia Skripal dhe babai i saj, Sergei Skripal u helmuan me agjentin kimik Novichok dhe u gjetën të pavetëdijshëm në një bankë parku në Salisbury, më 4 mars.

Pavarësisht nga helmimi, zonja Skripal ka thënë se ajo dëshiron të kthehet një ditë në vendin e saj.

“Fakti që një agjent nervor është përdorur për ta bërë këtë është tronditëse. Jeta ime është kthyer me kokë poshtë”, ka thënë ajo.

Babai i saj, Sergei, që besohet të jetë objektivi kryesor i sulmit, është një ish-kolonel në inteligjencën ushtarake ruse që tradhtoi dhjetëra agjentë në MI6.

Deklarata e zonjës Skripal vjen vetëm disa ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin fyu z. Skripal pas lirimit të tij nga spitali, duke theksuar se ai do të kishte vdekur në vend nëse ai ishte sulmuar me një toksin ushtarak. (kp)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Uran Ismaili, ka folur për…