Flet vjehrri i Liridonës: Ka rezistuar që ta dorëzojë çantën në të cilën kishte 3 mijë euro
Sot në fshatin Cërmjan i është dhënë lamtumira e fundit Liridona Murselit, e cila dyshohet se u vra nga grabitësit në Prishtinë.
Pas varrimit, vjehrri i saj, Shaban Murseli, ka folur për mediat duke dhënë disa informata rreth kësaj ngjarje tragjike.
Ai thotë se në lidhje me këtë rast ka manipulime dhe thashetheme. “Naimi e ka dashtë shumë Liridonën”, ka thënë ai.
“Nuk kemi informata të sakta. Ka manipulime dhe thashetheme, por versioni më i saktë është se ka rezistuara për ta dorëzuar çantën e krahut. Aty i ka pas disa të holla. Një shumë të konsiderueshme të hollave, sepse ata e patën ble një shtëpi në Prishtinë, dhe ishin duke e rregulluar për të hyrë në të. Si ka ndodhur nuk e di”.
“Shuma e të hollave ka qenë mbi 3 000 euro. Ua kanë plaçkitur telefonat dhe stoli ari”.
“Versioni i tij (Naimit) është se i ka gjuajtur fëmijën për veturës dhe në gjuhën suedeze i ka thënë ikë (gruas) por sa duket është ngatërruar me rripin e sigurisë”, ka thënë vjehrri i Liridonës, Shaban Murseli.



