Flet Vuçiqi: E mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, s’i vendosim sanksione Rusisë

25 shkurt 2022 | 18:54

Presidenti i Serbisë, Aleksandalër Vuçiq, po i drejtohet popullit nga Pallati i Serbisë.

Ai ka thënë se këto janë ditë veçanërisht të vështira për Serbinë për shumë arsye.

“Në ditët e kaluara u përpoqëm dhe arritëm të mbajmë një qëndrim të unifikuar për çështjen e krizës në Ukrainë dhe veprimet dhe reagimet tona, si dhe të gjitha veprimet dhe lëvizjet që organet tona shtetërore duhet të zbatojnë, u përballëm me probleme dhe presione”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai ka theksuar se ka pasur shumë gënjeshtra dhe dezinformata në media në Serbi dhe në rajon lidhur me pozitën e shtetit serb.

“Në një moment mendova se pse dikush donte të shikonte oborrin serb”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai më pas lexoi vendimin e Serbisë.

“Këshilli i Sigurisë Kombëtare konkludoi në seancën e tij:

1. Serbisë i vjen keq për gjithçka që po ndodh në Evropën Lindore, ne i shohim rusët dhe ukrainasit si një popull vëllazëror;
2. Serbia është e përkushtuar ndaj parimit territorial;
3. Bazuar në nenin 16 të Kushtetutës së Serbisë, një nga parimet themelore është respektimi i fjalëpërfjalshëm i integritetit territorial të shteteve të tjera;
4. Serbia gjithmonë ka ndjekur një politikë të jashtme të përgjegjshme dhe parimore, e ka paguar shtrenjtë;
5. Serbia mbështet plotësisht integritetin territorial të Ukrainës.

Presidenti i Serbisë shtoi se nuk është koha për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Serbia respekton të drejtën ndërkombëtare, Serbia i kupton mirë nevojat e saj, Serbia respekton miqësitë tradicionale, kujtojmë 2015 dhe 1999. Ne nuk nxituam për të marrë një vendim. Ne bëmë më të mirën e mundshme për vendin tonë. Ne e dimë se ky vendim nuk do t’i pëlqejë askujt plotësisht”, ka thënë Vuçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas pamjeve që janë publikuar prej Ukrainës, një tank rus…